Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë martuar të shtunën (20 gusht) në një ceremoni që të lë pa frymë në rezidencën e aktorit në Georgia, të rrethuar nga familja, miqtë dhe të famshëm të listës A.
Çifti i famshëm i njohur si ‘Bennifer’, mahniti audiencën me Lopez të veshur me një fustan të bardhë Ralph Lauren, ndërsa Affleck dukej i mprehtë me një kostum bardh e zi.
Ribashkimi i lumtur i çiftit vjen 20 vjet pasi ata u takuan për herë të parë dhe u fejuan, vetëm për të anuluar martesën e tyre në vjeshtën e vitit 2003, duke fajësuar vëmendjen e tepruar të medias.
Në festën e tyre të ftuar kanë qenë edhe disa yje të listës A të afërt me çiftin e popullarizuar.
Matt Damon, i lidhur prej kohësh me Affleckun dhe një fitues i ‘Oscar’, u pa në ceremoni bashkë me gruan e tij, Luciana Barroso.
Çifti mbërriti në një aeroport pranë vendit të festës me një avion privat.
Regjisori Kevin Smith dhe aktori Jason Mewes – të njohur nga “Jay and Silent Bob Strike Back” – u panë gjithashtu në Gjeorgji për festën.
Yjet e tjerë të pranishëm në festë përfshijnë: George Clooney, Jane Fonda, Renee Zellëeger dhe Jimmy Kimmel.
Mungonte dukshëm vëllai i vogël i Affleck, Kejsi, 47 vjeç, i cili tha se duhej të humbiste dasmën për shkak të ‘detyrimeve prindërore në shtëpi’.
Në festë mungonte edhe ish-bashkëshortja e Affleckut, Jennifer Garner, e cila mbetet mike e ngushtë me artistin, por nuk mundi të merrte pjesë për shkak të orari pasi po xhironte në Texas.
Siguria ishte e rreptë rreth pronës së madhe prej 87 hektarësh përpara ceremonisë.
Të shtunën, u pa një makinë policie ndërkohë që rojet u shpërndanë të gjithë të ardhurve shirita, emrat e tyre u kontrolluan dy herë në listën e ‘Master Production’.
Këmbanat e dasmës u vendosën gjithashtu përpara dasmës së mbrëmjes.
Dronët dhe helikopterët janë paralajmëruar të mos fluturojnë afër vendit të ngjarjes për shkak të shfaqjes së madhe të fishekzjarrëve që pritet të mbyllet në mbrëmje.
Ndërkohë, lumi mbi të cilin mbështetet prona po patrullohet nga varkat e sigurisë.
Fotot e DailyMail tregojnë çiftin e famshëm duke ndarë puthje para ceremonisë, një muaj pasi ata u martuan fshehurazi në Las Vegas.
Pas puthjeve dhe përqafimeve, çifti u drejtua për në shtëpi për t’u përgatitur për ceremoninë e madhe.
Burimet thanë për DailyMail se Lopez u kërkoi të ftuarve të vishnin të bardha, me ceremoninë që zbuloi se ngjyra ishte një temë e qartë për dasmën. /Telegrafi/