Artisti i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj dhe partnerja e tij, këngëtarja Eni Koçi, duket se i kanë dhënë fund zyrtarisht beqarisë.
Çifti, të cilët janë së bashku prej shumë vitesh, lajmin e kanë shpërndarë me fansat në rrjete sociale.
Ata kanë publikuar një fotosesion në llogaritë e tyre personale në Instagram, gjersa Eni shfaqet me fustan të bardhë e Genci me kostum të zi.
“Z. & Znj. Prelvukaj. Të martuar që nga viti 2019”, ka shkruar Koçi në postimin e shpërndarë me ndjekësit.
Urimet kanë qenë të menjëhershme në hapësirën për komente që e kanë uruar çiftin, ndonëse kanë deklaruar më parë se nuk do të bëjnë dasmë.
Për dyshen e famshme këto ditë është raportuar se janë në pritje të një fëmije, gjë të cilën nuk e kanë konfirmuar akoma.
Sidoqoftë, Eni dhe Genci jetojnë bashkë që një kohë të gjatë mes Kosovës dhe Shqipërisë.