×
  • Lajme
  • Lajme

    Marsh në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Me moton “Një popull për drejtësi” në trevjetorin e vdekjes të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari ka nisur marshi në kërkim të drejtësisë për rastin e tij.

    Para sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë janë grumbulluar shumë qytetarë, të cilët do të marshojnë drejtë Prokurorisë së Shtetit.

    Astrit Dehari u arrestua fillimisht si i dyshuar për sulm mbi Kuvendin e Kosovës bashkë me disa anëtarë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosjes.

    Ai vdiq derisa ishte në paraburgim në Burgun e Prizrenit. Rasti i anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje është kthyer në rigjykim, por ende nuk është caktuar data.

    Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi, dje ka bërë të ditur përmes një postimi në Faceboook, se ka kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës që të nxjerrë aktvendim mbi zhvillimin e hetimeve në drejtim të zbulimit të vrasësve të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kërkohet që të nxjerrë aktvendim mbi zhvillimin e hetimeve në drejtim të zbulimit të vrasësve të Astrit Deharit (Vrasje e rëndë nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ), të shtytësve në vrasje ( Neni 33 i KPK-së), të atyre që e kanë fshehur vrasjen për tri vite dhe të atyre që e kanë ndihmuar në çfarëdo forme kryerjen e veprës penale të vrasjes ( Neni 33 i KPK-së), si dhe të gjithë atyre që në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë të Astrit Deharit në bashkëkryerje kanë vepruar si grup i organizuar kriminal (Neni 34 i KPK-së)”, shkruan avokati Gashi.

    Ai gjithashtu ka kërkuar që t’i dërgohen të gjitha shkresat e lëndës që i janë dërguar Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, i cili ka ardhur në përfundim në raportin prej 58 faqesh, se gjasat janë të vogla që Dehari ta ketë vrarë veten në burg.

    Aty gjithashtu thuhet se analizat e ADN-së që janë kryer në laboratorin e Institutit zviceran, kanë nxjerrë një profil të ADN-së së të ndjerit, ani pse nga ekspertët kosovarë është thënë se mostra përmban pak ose krejt pak ADN.

    “Ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit. Në fakt, hipoteza e një vetëvrasjeje e Astrit Deharit përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjorë, duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në procesin fatal duhet të kihet parasysh. Nga ajo çfarë u tha, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i qartësuar rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit. Ekipet tona dhe laboratorët tanë janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me çështjen”, thuhet ndër të tjera në raport.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Sindikalisti Ali Sefaj është shprehur për “Front Online” se presin një numër të madh pjesëmarrësish në protestën e sotme. Ai theksoi se...
    Lajme05 Prill 2025
    Polici i cili vdiq të premten në Prishtinë, Alban Tolaj, varroset sot në Pejë. Këtë e bën të ditur familjarët e të...
    Lajme05 Prill 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se të shtunën, më 5 prill, do të realizohen punime teknike të domosdoshme në rrjetin e...
    Të tjera
    Lajme05 Prill 2025
    Përgjatë ditës së shtunë, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me...
    Bota/Rajoni04 Prill 2025
    Më shumë se 600 njerëz në provincën veriperëndimore të Kocaelit u shtruan në spital këtë javë me simptoma të helmimit nga ushqimi...
    Vip04 Prill 2025
    Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bleona Qerreti, ka ndarë një moment interesant nga vizita e saj në Mar-a-Lago, rezidenca luksoze e Donald...
    Lajme04 Prill 2025
    Një përplasje mes dy të rinjve në fshatin Dubravë të Ferizajt ka përfunduar me kërcënim me armë zjarri dhe ndërhyrje të njësisë...
    Lajme04 Prill 2025
    Të shtunën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet lokalisht të ketë reshje kalimtare shiu. Era do të fryjë...
    Vip04 Prill 2025
    Një iniciativë plot entuziazëm nga katër të rinj shqiptarë të diasporës, që donin të surprizonin banorin e Big Brother VIP Albania, Gjestin,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.