×
  • Lajme
  • Lajme

    Marrëvjesha për burgun e Gjilanit, diskutohet mes Haxhiut dhe ministrit danez

    FrontOnline
    26 Shtator 2024

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zhvilloi një takim të rëndësishëm me homologun e saj, ministrin danez Peter Hummelgaard, ku diskutuan përparimin në zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit për burgun e Kosovës, pas ratifikimit të Traktatit mes dy vendeve.

    Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në kuadër të kësaj marrëveshjeje, janë transferuar 5 milionë euro për renovimin e burgut dhe ndërtimin e punëtorive të reja, një projekt i cili do të përfundojë brenda 18 muajsh.

    “Projekti për renovimin e burgut dhe ndërtimin e infrastrukturës është hartuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili tashmë ka nënshkruar kontratën për hartimin e specifikave teknike. Gjatë kësaj periudhe, përveç punimeve infrastrukturore, do të trajnohet stafi aktual dhe do të rekrutohet stafi i ri, sipas nevojave të përcaktuara në marrëveshje”, thuhet në njoftim.

    Tutje, pohohet se të dy ministrat theksuan rëndësinë e Komitetit të Përbashkët Drejtues, i cili do të mbikëqyrë zbatimin e plotë të marrëveshjes, duke siguruar përmbushjen e standardeve për menaxhimin e burgut dhe përkujdesjen ndaj të burgosurve.

    Marrëveshja Bashkëpunuese ndërmjet dy vendeve do të finalizohet pas përfundimit të punëve teknike dhe do të rishikohet dy herë në vit.

    Të dy ministrat shprehën mirënjohje për njëri-tjetrin dhe ndaj ekipeve punuese, si dhe theksuan rëndësinë e implementimit të punëve sipas afateve të përcaktuara.

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Lajme26 Shtator 2024
    Kryetari i Komunë së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se sot është miratuar buxheti për vitin 2025 në vlerë prej...
    Lajme26 Shtator 2024
    Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, e ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtësit të viktimave dhe Zyrës...
    Lajme26 Shtator 2024
    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, së bashku me stafin e tij vizituan Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë. Në...
    Të tjera
    Lajme26 Shtator 2024
    Dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Drita Millaku, në seancën e sotme janë zhvendosur nga ulëset e tyre të zakonshme...
    Lajme26 Shtator 2024
    Partitë opozitare në kuvend kanë kundërshtuar emërimin e shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. Anëtarët e propozuar nga Lëvizja...
    Lifestyle26 Shtator 2024
    Nëse vendosni një copë qepe të kuqe në dhëmbin tuaj dhe e lini të qëndrojë aty vetëm 15 minuta, do t’ju ndodhë...
    Front TV26 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur për çështjen e largimit nga shkolla të nxënëses...
    Vip26 Shtator 2024
    Kaderi siç duket nuk po heq dorë nga Lumbardhi. Ish çifti i njohur vazhdojnë të jenë temë diskutimi edhe pas ndarjes, në...
    Sport26 Shtator 2024
    Jose Mourinho zbuloi se nuk mori pjesë në konferencën për shtyp pas ndeshjes së humbur ndaj rivalëve të mëdhenj të Fenerbahces, Galatasarayt,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.