×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Marrëveshjet Kosovë – Serbi në frymën e mini-Schengenit, shpresë për faktorizim ekonomiko-politik të shqiptarëve

    FrontOnline
    03 Tetor 2020

    Gjatë ditës së djeshme, nën moton “Bashkë pa kufij, në një rajon pa kufij”, në pallatin e Kongreseve pas mbledhjes të mbajtur midis qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë janë nënshkruar 14 marrëveshje nga ministrat e dy shteteve.

    Finalizimi i këtyre 14 marrëveshjeve merr me vete edhe çështjen e bashkëpunimit në funksionalizimin e hekurudhës midis dy vendeve, shkruan lajmi.net.

    Por, gjithashtu është përmendur edhe marrja e portit të Durrësit nga ana e Kosovës, gjë që ka shkaktuar nervozë tek politikanët dhe mediet në Serbi.

    Marrëveshje midis Kosovës dhe Shqipërisë të ngjashme ka pasur edhe vitet e kaluara, por këtë vit, marrëveshjet midis dy vendeve janë realizuar në frymën e marrëveshjes Kosovë – Serbi në Uashingon më 4 shtator dhe në frymën e projektit të mini-Schengenit ballkanik, të shtyrë nga Bashkimi Evropian, por tani edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Por, cilat janë konsekuencat ekonomiko-politike dhe çfarë efekte prodhojnë marrëveshjet e tilla midis dy vendeve?

    Lidhur me efektet ekonomike që do t’i kenë këto marrëveshje dhe nëse të njëjtat do t’i ndihmojnë Kosovës në përparimin ekonomik dhe faktorizim në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, për lajmi.net ka folur eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu.

    Ai për lajmi.net është shprehur se marrëveshjet e djeshme nga ajo që është reflektuar në fjalimet e dy kryeministrave është se ka pozitivitet nga marrëveshja e 4 shtatorit e arritur në Uashington.

    Gërxhaliu tha se po vërtetohet që nga marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë e arritur në Uashington do t’i shërbejë për të mirë gjithë rajonit dhe jo vetëm dy vendeve, duke shtuar se Kosovën dhe Shqipërinë dy shtete nga një popull i njëjtë, duhet t’i bashkojë ekonomia.

    “Është e vërtetë që dialogu dhe partneriteti me vendet e rajonit nuk ka alternativë, kështu që duhet të ketë takime dhe duhet të vazhdohet kjo traditë e takimeve midis dy qeverive të një populli të ndarë. Por esenca është se nuk jetohet nga patriotizmi folklorik, nuk jetohet nga spektaklet dhe marketingu medial. Duhet substancë e problemeve. Gjatë ditës së djeshme është e rëndësishme të përmendet se u nënshkruan marrëveshjet pa folur për barriera. Ajo që është shpresë është se në fjalimet e Ramës dhe Hotit është vërejtur një frymë që reflekton pozitivitet nga marrëveshja e 4 shtatorit në Uashington dhe besoj se në këtë takim në traditën shqiptare është ajo se dikush i huaji kur thotë diçka, ka peshë dhe këtu ka shpresë se këto marrëveshje do të gjenerojnë efekte pozitive pasi ky është një produkt që rrjedh nga marrëveshja e Uashingtonit kur kemi thënë se përveç Kosovë dhe Serbisë do të fitojnë edhe vendet e Ballkanit dhe besoj që edhe Shqipëria do të jetë në pozitë të mirë. Ne duhet të kemi kujdes në zbatim dhe implementim të marrëveshjeve dhe jo vetëm në nënshkrim. Duhet të tregohet seriozitet më i madh sepse jemi popull i ndarë në dy shtete dhe ekonomia duhet t’na bashkojë”, tha Gërxhaliu për lajmi.net.

    Më tutje, i pyetur nëse marrëveshjet e djeshme ishin në frymën e mini-Schengenit, Gërxhaliu ka pohuar se kjo qëndron pasi tani është venitur euforia gjithëkombëtare dhe po fillon një epokë e re e bashkëpunimit ekonomik.

    “Dje ka qenë një përshëndetje e marrëveshjes së Uashingtonit dhe në këtë rrjedhë ka qenë edhe ajo e Mini-Schengenit dhe vet motoja “Bashkë pa kufij, në një rajon pa kufij” tregon se është venitur euforia gjithëkombëtare dhe po fillon një epokë e re e bashkëpunimit ekonomik midis Kosovës dhe Shqipërisë po eliminohen kufijtë”, tha Gërxhaliu.

    Njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani është shprehur se tashmë është bërë traditë mbledhjet e dy qeverive dhe marrëveshjet mes tyre. Ai tha se është e vërtetë që projekti i mini-Schengenit ka drejtuar temat që janë diskutuar dje.

    Sipas tij, është gjithashtu një takim që ka për synim fuqizimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

    “Është bërë traditë që çdo vit në këtë kohë të vitit të mblidhen qeveritë dhe të nënshkruajnë një mori marrëveshjesh, edhe pse në opinionin publik ekziston bindja se marrëveshjet mbesin vetëm në letër, ato në fakt janë implementuar dhe ka shumë marrëveshje që pothuajse tërësisht janë implementuar, shembull ajo e roamingut, por takimi i djeshëm është e vërtetë që ka qenë nën hijen e projektit të mini-Schengenit dhe ajo si duket ka drejtuar temat që janë diskutuar dhe është marrëveshje gjithashtu për mbështetjen e Luginës së Preshevës, marrëveshje e dy ministrive të jashtme, por është edhe një takim i cili shërben rritjes së veprimeve të bashkëpunimit brenda kombëtar, por edhe atij rajonal.”, tha Ramadani për lajmi.net.

    Në fund, Ramadani tha se marrëveshje dhe takime si këto i kontribuojnë faktorizimit të shqiptarëve edhe në rajon por edhe më gjerë.

    “Besoj që ka disa vite që shqiptarët e kanë arritur bashkëpunimin dhe kemi parë faktorizim të shtuar të shqiptarëve edhe në rajon, por këtu ka merita edhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj i cili si asnjë ministër ka kontribuar në forcimin e shqiptarëve në Mal të Zi e sidomos në Luginë, por edhe ka dhënë kontribut edhe në Maqedoni. Ka konsolidim, por konsolidimi më i madh i shqiptarëve ka ndodhur prej vitit 1999 e këndej, tash ne po i vjelim frytet e faktorizimit të vitit 1999”, tha Ramadani.

    Në anën tjetër, marrëveshjet Kosovë – Shqipëri dhe diskutimet për portin detar të Durrësit kanë shkaktuar nervozë në Serbi, e gjithashtu janë parë si tentim për bashkim të shqiptarëve.

    Qeveritë dhe kryeministrat e të dy shteteve janë shprehur optimistë dhe shumë pozitivë lidhur me marrëveshjet e arritura duke potencuar se së bashku do të nënshkruhen edhe shumë marrëveshje të tjera që do të përafrojnë të dy shtetet.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Bitcoin kaloi një rekord të ri prej 75,000 dollarësh pas lajmit për suksesin e ish-presidentit Donald Trump në zgjedhjet e fundit. Presidenti...
    Ekonomi06 Nëntor 2024
    Administrata Tatimore e Kosovës, ka shënuar rritje të jashtëzakonshme në mbledhjen e të hyrave për periudhën janar-tetor 2024, duke mbledhur 83.5 milionë...
    Ekonomi01 Nëntor 2024
    Punonjësit e sektorit publik në Kosovë mund të marrin paga me rritje nga janari i vitit të ardhshëm, siç u premtoi kryeministri...
    Të tjera
    Lajme09 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Themelore dhe në bashkëpunim me inspektorë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë...
    Lajme09 Nëntor 2024
    Ka vdekur në një aksident ish-ushtari  i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu,...
    Sport09 Nëntor 2024
    Baseli ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-1 në udhëtim ndaj Yverdon-Sport në kuadër të javës së 14-të në elitën e...
    Vip09 Nëntor 2024
    Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjesti duket të jetë tejet i lumtur me këngën që e ka shkruar brenda shtëpisë. Ai...
    Bota/Rajoni09 Nëntor 2024
    Një anije kërkimore spanjolle që heton ekosistemet detare është thirrur për të ndihmuar në gjetjen e afro 100 njerëzve që mendohen të...
    Lajme09 Nëntor 2024
    Marta Kos është konfirmuar si komisionare për Zgjerim. Sllovenja Kos do të pasojë hungarezin Oliver Varhelin. Javën e kaluar gjatë procesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.