Mario Mitaj ka hyrë në historinë e futbollit shqiptar.
Ai është bërë këtë javë lojtari më i ri në moshë që debuton me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë në një ndeshje zyrtare, shkruan FrontOnline.
Prania e tij për pak minuta në sfidën kundër San Marinos e bëri atë rekordmenin e ri me 17 vite e 237 ditë.
Një rekord që ka tërhequr vëmendjen edhe në Greqi, ku mediat e ndryshme kanë shkruar se si djaloshi shqiptar tashmë mban një tjetër shifër mbresëlënëse në CV-në e tij pas asaj që regjistroi me AEK-un duke u bërë i huaji më i ri që vishte fanellën me ekipin e parë të kësaj skuadre dhe i katërti në histori duke llogaritur edhe futbollistët grekë.
Grekët tashmë janë bindur plotësisht se Mitaj do vesh fanellën kuqezi./FrontOnline/