×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Marinel Demiri ekstradohet nga Greqia në Shqipëri, i dënuar për plag*osje të rëndë me dashje

    FrontOnline
    26 Prill 2025

    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se është arrestuar 39-vjeçari, Marinel Demiri, nga Pojani i Korçës.

    Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se i njëjti është kapur në Greqi dhe është ekstraduar në Shqipëri, pasi është i dënuar për plagosje të rëndë me dashje.

    “Në vijim të bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpolit me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Greqi shtetasi shqiptar Marinel Demiri, 39 vjeç, banues në Pojan, Korçë”.

    “39-vjeçari u arrestua nga autoritetet policore greke me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’. (I kanë ngelur për të vuajtur dhe 4 vjet, 5 muaj e 18 ditë)”, thuhet në njoftim.

    Pos kësaj, Policia e Shtetit shton se nga hetimet e deritanishme rezulton se Demiri është përfshirë në një konflikt me sende të forta, në fshatin Pojan, Korçë, gjatë të cilit ka humbur jetën shtetasi A. Z., 75 vjeç, i cili kishte ndërhyrë për të ndihmuar djalin e tij gjatë konfliktit me të rinjtë

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri e ka shpërndarë sërish qëndrimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për kufizimet e...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    NATO synon të forcojë ndjeshëm trupat e saj për shkak të rrezikut nga Rusia dhe kërkon 40,000 ushtarë shtesë nga Gjermania. Siç...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Seanca e parë plenare e Kuvendit të Shqipërisë pas zgjedhjeve të 11 majit u shoqërua me tensione dhe përplasje mes opozitës dhe...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka zyrtarizuar sot kandidaturën e Arbër Ismajlit për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme...
    Lajme29 Maj 2025
    Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi thekson se rritja e çmimit të energjisë po shkakton inflacion real në Kosovë, duke varfëruar familjet kosovare...
    Lajme29 Maj 2025
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka bërë të ditur se karabinierët italianë po vazhdojnë të mbështesin komunitetet në Mitrovicë, përmes pranisë...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, për FrontOnline ka thënë se se vota e tij për kryetar të Kuvendit...
    Lajme29 Maj 2025
    Në skenën politike kosovare ka nisur të qarkullojë gjerësisht ideja e një marrëveshjeje të mundshme ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Nismës Socialdemokrate....
    Sport29 Maj 2025
    Bazuar në grafikën zyrtare të fazës së parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve 2025/26, Drita, kampione e Kosovës, tashmë e ka mësuar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.