Vajza e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës, Marget, u bë njëvjeçe më 24 nëntor.
Me këtë rast çifti ka organizuar një ceremoni për të kremtuar ditëlindjen e parë të të bijës.
Ka qenë prezantuesja shqiptare që së fundmi ka shpërndarë disa pamje nga festa e ditëlindjes së Marget.
“I postoj pas pilafit fotot unë”, vazhdoi më tej me shaka biondja.
Ata shfaqen të veshur tërësisht në ngjyrë vjollcë, teksa janë kombinuar me njëri-tjetrin.
Reperi nga Kosova gjithashtu tani është zhvendosur për të jetuar në Tiranë./Telegrafi/