Marina Vjollca dhe Getoar Selimi ka disa muaj prej kur edhe janë bërë prindër për herë të parë.
Ata tashmë janë prindër të një vajze të cilën e kanë quajtur Marget.
Por që nga ardhja e saj në jetë të dy kanë vendosur që mos ta ekspozojnë vajzën e tyre.
Ndonëse kanë ndarë momente krah saj, janë kujdesur gjithmonë që të mos zbulojnë portretin e saj.
Marina ishte ajo e cila së fundi ka ndarë një imazh të ëmbël, teksa shihet duke e mbajtur në krah të bijën.
Mbishkrimi i fotos ishte shumë i ëmbël, teksa kishte shkruar: Ti je zemra ime që rreh jashtë trupit tim. MARGET. Dashuri e pakushtëzuar.
E vëmendje mori edhe komenti i Getit i cili u shpreh një baba i lumtur.
“Arsyeja pse jetoj”, ka shkruar reperi shqiptar.