Marina mbretërore britanike planifikon të krijojë një kompani të re që prodhon pajisje të veçanta për komandot, duke përdorur kështu armët dhe taktikat më të avancuara për operim në misione të ndryshme.
Bëhet fjalë për 150 marinsa të mbretërisë të njohur si komando që do të fillojnë trajnimin gjatë vjeshtës për të formuar njësinë e re, transmeton Telegrafi.
Ky grup elitar do të ketë rastin të përdor armët dhe pajisjet e ndryshme luftarake të fjalës së fundit të teknologjisë.
Sipas marinës mbretërore, ata janë duke modernizuar pajisjet me programin tashmë të njohur si “Komandot e ardhshëm”.
Komandot do të funksionojnë në njësi të vogla por shumë mirë të trajnuar duke demonstruar aftësitë e tyre në misione të ndryshme.