Skuadra e Marigona e Hill Prishtinës ka triumfuar në Ligën Unike U14.
Skuadra prishtinase në dy ndeshje finale të “Play-offit” ka mundur Bashkimin, duke u kurorëzuar me titullin e kampionit në këtë kategori të garave, përcjell FrontOnline.
Në ndeshjen e parë, skuadra prishtinase fitoi me rezultat 74:83, kurse në atë të dytë me shifrat 77:55 dhe kështu u shpall kampione e Kosovës në U14.
Pas një edicioni të suksesshëm në këtë kategori, Marigona Hill Prishtina arriti të fitojë titullin.
Garat finale po vazhdojnë edhe kategoritë tjera për grupmoshat e reja./FrontOnline/