Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe njoftoi se gjatë ditës së nesërme pritet të arrijnë 13 000 teste të shpejta për Covid-19. Filipçe theksoi se rezultatet nga ky lloj i testit mund të merren për 15 minuta.
“13 000 teste të shpejta javën që vjen do të shpërndahen në të gjitha pikat ku do të realizohen testime. Janë teste të shpejta, rezultati i të cilëve është gati për 15 minuta, këto janë testet më të reja, teknologjia më e re, që zmadhon kapacitetin e laboratorëve shtetëror në të gjithë vendin, kjo do të bëhet praktikë e rregullt për testim”, theksoi Filipçe.
Përveç këtij donacioni, Ministria e Shëndetësisë, me rishikimin e buxhetit, planifikon që me afër 40 milion denarë, të sigurojë afër 100,000 teste të shpejta, në mënyrë që t’i përgjigjen nevojave të qytetarëve./Alsat/