×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Maqedonia e Veriut të martën vendos përfundimisht për hapjen e kufirit me Kosovën

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Komisioni i Sëmundjeve Infektive i Maqedonisë së Veriut, i ka propozuar qeverisë hapjen e kufijve me Kosovën, Serbinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, pa testin PCR.

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka thënë se propozimi për këtë nismë rajonale do të diskutohet të martën në mbledhjen e qeverisë dhe se vendimi me gjasë do të jetë pozitiv.

    “Bëhet fjalë për nismë rajonale, jo të Maqedonisë së Veriut pasi kemi një rajonal të vogël, ndërsa shifrat thuajse janë identike. Me siguri se do të marrim vendim në qeveri, kemi debat kualitativ, kjo do të ndihmojë edhe ekonomikisht, por duhet të kemi kujdes… Ne nuk duam të jemi të izoluar nga rajoni. Nëse rajoni është i hapur edhe ne duhet, jemi shteti i vogël, i lidhur me rajonin. Ne marrim vendime pozitive kur propozime të tillë bëhen nga ekspertët të Komisionit të Sëmundjeve Infektive”, ka deklaruar Zaev.

    Vendim të ngjashëm për hapjen e kufijve pritet të miratojnë edhe qeveritë e shteteve të rajonit, në mënyrë që qytetarët të mund të lëvizin pa prezantuar para autoriteteve kufitare testin negativ për koronavirus.

    Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se propozimi i Komisionit është marrë bazuar në analizat epidemiologjike, sipas të cilëve për momentin nuk ka indikacione, apo numër të lartë të rasteve me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi) që janë sjellë nga këto vende.

    “Bazuar në të dhënat momentale, nuk ka rrezik për hapjen e kufijve. Në Bashkimin Evropian, lëvizja e qytetarëve bëhet për testin PCR”, thuhet të njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Rel.

    Shtetasit e Maqedonisë e Veriut aktualisht mund të lëvizin pa testin PCR vetëm se në Republikën e Shqipërisë.

    Heqja e kufijve së fundi është kërkuar edhe nga Odat Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe të Oda Ekonomike e Kosovës.

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Kandidatët për president nga demokratët dhe republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris dhe Donald Trump janë takuar sërish me...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto deklaroi sot se “Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kërkesat që...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Qeveria shqiptare miratoi sot në parim marrëveshjen me Nikaraguan, për përjashtimin e vizave për pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe të shërbimit. Po...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që nesër të marrin pjesë në votim për Marrëveshjen Ndërkombëtare...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, ka dhënë detaje rreth vizitës të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në veri ku...
    Lajme11 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti ditën e sotme të rinjtë e...
    Lajme11 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka bërë të ditur se një ekip i ushtarëve amerikanë kanë kryer trajnime për deminimin e...
    Lajme11 Shtator 2024
    Një incident dyshohet se ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ismail Dumoshi” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, është shtuar numri i pjesëtarëve të Njësisë Speciale. Këtë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.