Maqedonia e Veriut ka kryer 2688 testime gjatë 24 orëve të fundit, ku kanë rezultuar pozitivë 641 persona. Ndërkohë që kanë humbur jetën 12 pacientë të infektuar. Sipas të dhënave zyrtare janë shëruar nga pandemia 233 të tjerë.
Numri i përgjithshëm i rasteve të infektimit me Covid-19 që prej fillimi të pandemisë është 24836, numri i pacientëve të shëruar është 17905, ndërsa aktualisht numri i personave që kanë ndërruar jetë është 546.