×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Maqedonia e Veriut me masa të reja kundër COVID-19

    FrontOnline
    16 Nëntor 2021

    Maqedonia e Veriut ka shtrënguar masat për mbrojtje nga pandemia e koronavirusit, pas rritjes së rasteve me të infektuar dhe viktima në dy muajt e fundit.

    Sipas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, të miratuar më 16 nëntor me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, nëpër të gjitha hapësirat e mbyllura, si objektet e gastronomisë, restorante e qendra tregtare nuk do të mund të hyhet pa qenë i imunizuar me dy doza të vaksinës.

    Institucionet shëndetësore presin që masat të ngrenë vetëdijen e qytetarëve mbi nevojën e vaksinimit dhe parandalimin e përhapjes së virusit.

    Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në Maqedoninë e Veriut numri i të vdekurve nga COVID-19 ka arritur në 7,337 persona ndërsa raste aktive janë 8,331. Gjithsej të infektuar që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 193,000 persona.

    Mbi 80 për qind e të infektuarve dhe të vdekurve në dy muajt e fundit janë persona të pavaksinuar.

    “Ministria e Shëndetësisë bën apel deri te qytetarët që t’i respektojnë masat dhe të jenë të përgjegjshëm. I bëjmë thirrje qytetarëve të cilët ende nuk janë vaksinuar, që sa më shpejtë ta kryejnë këtë proces. Vetëm me imunitet kolektiv do ta mundim virusin”, thuhet në një njoftim me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë duke bërë të ditur se vendi tashmë ndodhet në valën e pestë të virusit.

    Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, deri më 15 nëntor me një dozë janë vaksinuar gjithsej 815,523 qytetarë, me dy doza janë 785,916, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 56,349 qytetarë. Rreth 57 për qind e popullatës mbi 40 vjeç është vaksinuar me dy doza dhe 33 për qind e popullsisë së moshës 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës./RElL/

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    Presidenti i zgjedhur i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha se dëshiron të përmirësojë raportet me shtetet evropiane, edhe pse ai i akuzoi këto...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    Zjarret janë ende aktive në malin Serta në Negotinë si dhe në Shtip në malin Ograzhden pranë kufirit bullgar. Ndërhyrjet si nga...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    SPAK ka lëshuar disa urdhërarreste me vendim gjykate për inceneratorin e Tiranës. Operacioni për ekzekutimin e urdhërarresteve u krye nga agjentët e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    Zjarret janë ende aktive në malin Serta në Negotinë si dhe në Shtip në malin Ograzhden pranë kufirit bullgar. Ndërhyrjet si nga...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    SPAK ka lëshuar disa urdhërarreste me vendim gjykate për inceneratorin e Tiranës. Operacioni për ekzekutimin e urdhërarresteve u krye nga agjentët e...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kosova si shteti më i ri evropian krenohej me popullsinë më të re. Mirëpo kjo popullsi ka nisur të plaket. Dhe Kosova...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    Vala ekstreme e nxehtësisë ka bërë që temperaturat në pjesë të Evropës qendrore dhe jugore të arrijnë deri në 40 gradë celsius...
    Kronika13 Korrik 2024
    Dy persona janë zhdukur në Prizren ditën e premte. Policia njofton se bëhet fjalë për vëlla dhe motër, të cilët janë larguar...
    Lajme13 Korrik 2024
    Ministria e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur se ka marrë masa idhur me qarkullimin e automjeteve në vend...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.