Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se sot fillon pagesa e mbrojtjes sociale për muajin tetor.
Pagesa do të bëhet në tre grupe, përkatësisht në banka edhe atë sipas radhës alfabetike. Sot do të bëhet pagesa për personat të cilëve mbiemri u fillon me shkronjën A, B, V, G, D, Gj, E, Z, X, të hënën për personat të cilëve mbiemri u fillon me I, J, K, L, Ll, M, N, Nj, O dhe të martën për personat të cilëve u fillon mbiemri me shkronjat P, R, S, T, Q, U, F, H, C, Ç, Xh dhe SH.
Shfrytëzuesit e ndihmës sociale që kanë kartelë mund t’i marrin paratë në bankomate në banka.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale rikujton për obligimin e mbajtjes së maskave dhe largësisë trupore prej dy metrave.