Me rritjen e numrit të rasteve të reja me coronavirus, rritet edhe numri i gjobave për mosmbajtje të maskave.
Në 24 orët e fundit policia ka sanksionuar 737 persona për mosmbajtjen e maskës, e cila është e obligueshme edhe në ambiente të hapura, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa sipas muajve, më shumë gjoba ka pasur në tetor, kurse më pak në korrik.
Muajin e kaluar, në total prej 23.967 gjoba u vendosën për mosmbajtje të maskës, numër që gjatë verës u arrit për dy muaj. Sanksionet vendosen zakonisht në parqe, zona pikniku, por edhe në vetura, nëse udhëtarët nuk janë nga e njëjta familje.
Zëdhënësi i MPB-së Toni Angelovski, thotë se masa vlen për çdo qytetar pavarësisht nga pozicioni i tyre.
Ai tha se qytetarët më shpesh gjobat i paguajnë në afat prej 8 ditëve, pasi në këtë mënyrë në vend të 20 eurove, paguajnë 10 euro.
Ndryshe, deri tani janë dhënë rreth 90 mijë gjoba, të cilat arrijnë vlerën e 1.8 milionë eurove. Sa prej tyre paguhe, nuk ka të dhëna të sakta.