Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është duke punuar në miratimin e një ligji të ri sistemor për marrëdhënie të punës i cili duhet të miratohet dhe zbatohet vitin e ardhshëm. Zgjidhja aktuale ligjore u miratua në 2005 dhe ka pësuar 24 ndryshime deri më tani.
“Pas ardhjes në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe konsultimeve me të gjithë përfaqësuesit e dialogut social trepalësh, punëdhënësit, punëtorët e përfaqësuar përmes sindikatave përfaqësuese dhe jo-përfaqësuese, përfshirë sektorin joqeveritat, grupi i punës që tashmë po punon për këtë ligj është aktivizuar. Pandemia vendosi kushte të reja që duhet të përfshihen në zgjidhjen ligjore”.
“Kjo është, mbi të gjitha, punë në distancë ose nga shtëpia, si një formë e re që nuk ishte rregulluar në Ligjin aktual. Kjo përfshin rregullimin e lejes së lindjes, orë të punës fleksibile, kohëzgjatje e kontratave me afat të caktuar, punë sezonale, kuponë për punëtorët sezonalë”, deklaroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Social, Jagoda Shahpaska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të granteve për zhvillim të shërbimeve sociale me disa komuna.
Sipas ministrjes, kjo do të jetë një zgjidhje sistematike që do t’i formojë kushtet e modernitetit tonë dhe do të jetë e zbatueshme në periudhën e ardhshme, duke pasur parasysh faktin se ligji i mëparshëm u miratua në 2005, ndërsa deri më tani ka pësuar 24 ndryshime.
Shahpaska sqaroi se ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë dhe se në ligjin do të përfshihen standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës.