Orari i punës i të gjitha subjekteve ekonomike të jetë deri në orën 23.00, të kufizohet deri në 50 përqind numri i personave në transportin publik si dhe ndalimi i tërësisht i çdo lloj ngjarje. Këto janë disa nga propozimet të cilat në varësi prej situatës, të hënën Komisioni për Sëmundje Infektive i Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, pritet t’ia dorëzojnë Qeverisë për miratim, njofton Insajderi.
Ministri i Shëndetësisë së RMV-së, Venko Filipçe, tha se këto masa, bashkë me pakon e masave që u propozua kohë më parë, të cilët tani janë në procedurë kuvendore dhe pritet të miratohen javën e ardhshme, janë të mjaftueshëm për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, që fatkeqësisht periudhën e fundit është duke shënuar shifra rekorde në këtë vend.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme janë bërë dy mijë e 306 testime, ndërsa janë regjsitruar 438 raste të reja me Covid-19 në fqinjin lindor të Kosovës.
Ndërkohë kanë ndërruar jetë gjashtë persona, tre pacientë nga Shkupi, një nga Kriva pallanka, një nga Strumica dhe një nga Shtipi.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 191 persona të shëruar.