Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut ka humbur jetën shtatë pacientë dhe janë shënuar 383 raste të reja me COVID-19.
Nga 1648 testet e kryera, vetëm në Shkup pozitivë kanë rezultuar 201 persona, 21 raste në Shtip, nga 20 raste në Prilep dhe Strumicë, në Manastir 12 raste, ndërsa në Kumanovë 11.
Betejën me virusin korona e kanë fituar 95 persona, shumica nga Shkupi.
Që nga fillimi i pandemisë me virusin korona janë infektuar 20 mijë e 937 persona, ndërsa jetën e kanë humbur 792 vetë.
Ndërsa raste aktive në të gjithë territorin e vendit janë 3951.