Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpanska sot tha se në Maqedoni ka 18 fëmijë të infektuar me COVID-19 dhe 120 punonjëse prej të cilave 51 janë përkëdhelëse dhe 51 janë edukatore. Pjesa tjetër është personel ndihmës në çerdhe.
Ministrja tha se gjendja në çerdhe po ndiqet me vëmendje dhe bëri thirrje për respektim të protokolleve për shkak se sipas saj, sëmundja nuk shpërndahet te fëmijët por vjen nga jashtë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Po e ndjekim gjendjen epidemiologjike në çerdhe me fëmijët dhe punonjëset e infektuara. Tani kemi 1.200 fëmijë të cilët ndodhen në izolimsi masa parandaluese për shkak të kontaktit me person të infektuar. Dua të them se infektimi në çerdhe nuk shpërndahet ndërmjet fëmijëve. Këtë e dëshmojnë edhe autoritetet shëndetësore në bazë të raporteve. Infektimi në çerdhe vjen nga jashtë. Dëshmi për këtë është edhe numri më i madh i të moshuarve që janë të punëtore në çerdhe”, tha ministrja Shahpanska.
Ndryshe, çerdhet filluan me punë më më 9 shtator me protokolle të rrepta shëndetësore. Të punësuarve dhe fëmijëve ju matet temperatura gjatë hyrjes në çerdhe, ndërsa të punësuarat duhet të mbajnë maskë gjatë gjithë ditës, kurse dezinfektimi i hapësirave bëhet çdo dy orë.