×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedonci: Ushtria jonë më e fuqishme se kurrë për ta mbrojtur sovranitetin dhe territorin

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2024

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në konferencën e fundvitit për medie, ka thënë se për këtë vit kjo ministri ka shpenzuar 97 për qind të buxhetit që ka qenë i dedikuar për mbrojtjen.

    Ai ka thënë se gjatë këtij mandati kanë dyfishuar numrin e ushtarakëve.

    “Kemi pasur katër objektiva. Ushtria jonë sot është më e fuqishme se kurrë, më e përgatitur dhe e trajnuar se kurrë dhe më e gatshme për të mbrojtur sovranitetin dhe territorin tonë. Gjatë mandatit tonë deri tani janë rekrutuar 1971 ushtarak të rijnë, ndërsa jemi në proces të rekrutimit edhe të 300 ushtarëve duke quar në numrin total në  2271. Kemi investuar në ngritjen e kapaciteteve ushtarake. Gjatë katër viteve janë shpenzuar mbi 270 milion euro në blerjet ushtarake, pra të armatimit”, tha Maqedonci.

    Maqedonci, po ashtu ka folur edhe në lidhje me paralajmërimet për sulme të mundshme që mund të ndodhin ditëve të festave në Kosovë, deklarata për të cilat tha se nuk ka pasur qëllim që të ndjell frikë dhe panik te qytetaret.

    “Kohët kur këto grupe mund të kryejnë sulme janë tani më të ndjeshmet. Por edhe për festat e nëntorit që lidhen me festat në Kosovë, por edhe në Serbi. Asnjë deklaratë e jona nuk ka pasur qëllim që të ndjell frikë dhe panik. Ushtria e Kosovës, Polica, gjitha institucionet e sigurisë janë të gatshme që të përballen me çdo sfidë dhe kërcenim që cenon integritetin territorial dhe jetën e qytetarëve tanë”, ka thënë ai.

    Ai po ashtu ka thënë se nga data 16 dhjetor ka filluar koncepti i vetëqëndreshmërisë për të përgatitur ushqimin në kazermat, për të cilën theksoi se koncepti është duke garantuar siguri, kualitet më të lartë dhe kosto më të ulët.

    “Në fakt koncepti i vetë qëndreshmërisë ka filluar që të implementohet qysh në fillim të muajit tetor. Përfundimisht kemi arritur që të krijojmë vetë qëndrueshmërinë nga data 16 dhjetor kur kemi rekrutuar komplet stafin dhe personelin për të përgatitur ushqimin në kazermat tona. Furnizimet janë duke u bërë nga Autoriteti Qendror i Prokurimit, ndërsa i gjithë shërbimi i ushqimit realizohet me kapacitete vetanake të Ministrisë. Ky koncept është duke u implementuar dhe po garanton siguri, kualitet më të lartë dhe kosto më të ulët”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar për krizën energjetike në Kosovë, ku siç thotë ai disa qytete e fshatra nuk kanë...
    Lajme02 Janar 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se duhet të të krijohet një mekanizëm mbikëqyrës ndërkombëtarë apo vendor, për Gjykatën Speciale në...
    Lajme02 Janar 2025
    Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet, më 23 dhjetor në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) votuan kundër certifikimit të Listës...
    Të tjera
    Vip02 Janar 2025
    Xuxi dhe Rovena kanë nisur ditën bashkë teksa qëndronin në oborrin e shtëpisë. Të dy kanë kaluar kohë të mirë derisa shijonin...
    Lajme02 Janar 2025
    Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, ditën e djeshme publikoi një video përmes së cilës uroi Rumaninë dhe Bullgarinë për...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Kryeministri malazez, Milojko Spajiq ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të premten, më 3 janar, pas...
    Lajme02 Janar 2025
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat për situatën në pikat kufitare të Kosovës, përcjell Gazeta Express. MPB ka bërë...
    Lajme02 Janar 2025
    Për efektivitetin e operacioneve në veri gjatë këtij viti, ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, deklaroi për FrontOnline se angazhimi ka qenë i...
    Sport02 Janar 2025
    Interesimi i Real Madridit për të nënshkruar me Trent Alexander-Arnold, tashmë është pothuajse zyrtar. Është përfolur tash e një kohë se “Mbretërit”...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.