×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedonci thotë se kërcënimi serb ndaj Kosovës s’ka përfunduar

    FrontOnline
    07 Janar 2025

    Ministri  Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar së fundmi se kërcënimi serb ndaj Kosovës nuk ka përfunduar.

    Ai theksoi se sulmi i 24 shtatorit të vitit 2023 në Banjskë dhe ai ndaj infrastrukturës kritike më 29 nëntor të vitit të kaluar, nuk priten të jenë të fundit sulme ndaj Kosovës.

    “Dua të sqaroj opinionin publik, edhe në Shqipëri, veçanërisht shqiptarët e Republikës së Kosovës është fakt që ushtria e Kosovës, Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë janë të përgatitura që të përballen me çdo sfidë dhe kërcënim që synon të cenojë sovranitetin, integritetin territorial por edhe jetën e qytetarëve.

    Është thënë edhe nga kryeministri edhe nga unë shumë herë që kërcënimi dhe rreziku nuk ka përfunduar vetëm me tentativën e aneksimit të territorit tonë më 24 shtator, 2023 dhe as me sulmin terrorist kundër infrastrukturës kritike më 29 nëntor të vitit të kaluar”, u shpreh Maqedonci për RTSH24.

    Më tutje, ai shpjegoi se kërcënimet që i kanosen Kosovës vijnë prej qasjes hegjemoniste dhe agresive të Serbisë.

    Sipas tij, përderisa Serbia mban në Kushtetutën e saj Republikën e Kosovës si pjesë territoriale të saj, atëherë kjo tregon se çfarë synimesh ka Beogradi si në aspektin politik, por edhe në fushën e sigurisë.

    Maqedonci ndër të tjera vuri në dukje se Serbia vijon të mbrojë grupin që kreu sulmin në Banjskë dhe faktori ndërkombëtar sipas tij, nuk ka ushtruar presion që Beogradi t’i ekstradojë drejt Kosovës.

    “Rreziku dhe kërcënimi mbetet, përderisa mbetet qasja hegjemoniste dhe agresive e politikës serbe në raport jo vetëm me Republikën e Kosovës por edhe fqinjët e tjerë, përderisa Serbia mban në Kushtetutën e saj Republikën e Kosovës si pjesë territoriale të saj. Kjo nënkupton që është bazamenti i gjithë problemit, aspekti politik që Serbia ka në raport me fqinjët veçanërisht me Republikën e Kosovës.

    Në aspektin e sigurisë e shohim gjithnjë kërcënim dhe rrezik faktin që grupi që tentoi aneksimin e territorit tonë në 24 shtator 2023 dhe që vijon të zhvillojë aktivitete kundër Kosovës mbetet i lirë në Serbi, i pandëshkuar dhe ka pasur një mungesë të presionit ndërkombëtar për të dhënë përgjegjësi dhe për ta ekstraduar këtë grup në Kosovë”, theksoi ministri.

     

    Nga Rubrika
    Lajme08 Janar 2025
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ardita Baraku drejtoreshë e IKSHPK-së sot do të mbajnë konferencë për media. Konferenca sipas njoftimit për...
    Lajme08 Janar 2025
    Pasditen e së martës, policia në Mitrovicën e Jugut në dy raste të ndryshme ka konfiskuar dy armë. Ne rastin e parë,...
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, mban sot konferencë për media bashkë me partnerët e koalicionit. Siç njoftojnë nga partia e tij, konferenca...
    Të tjera
    Vip07 Janar 2025
    Xuxi dhe Driloni kanë vazhduar përplasjen mes tyre që ka nisur tash e disa ditë. Xuxi e ofendoi rëndë Drilonin edhe për...
    Lajme07 Janar 2025
    Në shkollat e kryeqytetit nuk do të ketë më ndërrim të tretë. Kështu ka deklaruar Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës,...
    Lajme07 Janar 2025
    Profesori universitar, Bujar Dugolli, nuk sheh prishje të raporteve Kosovë-SHBA. Ai në Pressing në T7 tha se mosmarrëveshje mes dy vendeve ka...
    Lajme07 Janar 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar qasjen e qeverisë së Kosovës ndaj aleatëve, veçanërisht ndaj Shteteve të Bashkuara,...
    Lajme07 Janar 2025
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me deklaratën e Lëvizjes Vetëvendsoje për mos marrjen në debate në disa studio televizive. Çitaku...
    Lajme07 Janar 2025
    Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka kritikuar qeverinë Kurti për keqqeverisje gjatë mandatit 4 vjeçar. I ftuar në Klan Kosova, Gashi ka...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.