×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedonci për marrëveshjen e armëve me Turqinë: Kemi pasur dritën e gjelbër nga SHBA

    FrontOnline
    16 Dhjetor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata me prodhuesin shtetëror turk “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE), për të vënë në funksion fabrikën e municioneve në Kosovë. Pos prodhimit të dy llojeve të municioneve, në fabrikë do të bëhen edhe dizajne të dronëve luftarakë.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se shteti i Kosovës është dakorduar dhe konsultuar vazhdimisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës [SHBA], ku këta të fundit kanë dhënë “dritën jeshile” për fabrikën e municioneve si Ndërmarrje Publike e Kosovës.

    Maqedonci në “Debat Plus” ka shpalosur detaje nga marrëveshja mes Kosovës e Turqisë, ku ka deklaruar se prodhimi i municioneve do të bëhet brenda disa muajsh por që pozicionin e saktë se ku do të ndërtohet nuk e ka treguar.

    “Marrëveshja e arritur sot me kompaninë prodhuese shtetërore ‘MKE’, turke, prodhuese kryesore e Turqisë. Arritje e jashtëzakonshme, e në veçanti kur kemi parasysh nevojën për ndërtimin e industrisë së mbrojtjes, si kapacitet tejet i nevojshëm në situatën aktuale globale. Duke pasur parasysh mungesa e municioneve në gjitha vendet e botës. Prodhimi i municioneve është arritje e madhe dhe me marrëveshjen e sotme janë hapat e pare për ndërtimin e industries së mbrojtjes, Brenda disa muajve do të mundësohet që kjo fabrikë të fillojë ndërtimin”, tha Maqedonci.

    Maqedonci tha se dy format kryesore të ndërtimit apo krijimit të municioneve në Fabrikën e cila pritet të ndërtohet së shpejti përfshinë 5.56 mm dhe 7.62mm e që i përkasin municione të armëve këmbësorisë, pushkëve individuale të ushtarakëve dhe mitrolozëve”.

    “Pozicionin nuk mundemi me bë publik. Do prodhojë dy forma të municioneve, pra 5.56mm dhe 7.62mm. Janë municione të armëve këmbësorisë, pushkëve individuale të ushtarakëve dhe mitralozëve. Pothuajse municione që shpenzohen gjatë ushtrimeve dhe operacioneve ushtarake. MAKINERITë që montohet në Kosovë, duke përfshirë edhe laboratorët e testimit dhe kalibrimit të qitjeve me municione, do jenë sipas standardeve të NATO-së. Do të plotësojmë nevojat e FSK-së, Policisë dhe institucioneve të tjera të sigurisë. Pas do viteve edhe do eksportojmë jashtë vendit”, u shpreh Maqedonci.

    Maqedonci tha se marrëveshja është e nënshkruar nën kompetencat shtet-shtet.

    “Vazhdimësi pranojmë kërkesa për investim, jo kërkesa për bashkë investim, dhe kërkesa për rregullimin e dokumentacioneve në MPB-në për lejimin e licencave të prodhimit, asnjë kompani dhe prodhues nuk është i përjashtuar. Por jemi duke folur për kontratë shtet me shtet, ndërmarrje publike që do krijohet për prodhimin e municioneve për FSK dhe Institucionet e tjera të Sigurisë. Me SHBA-të ne koordinohemi dhe jemi konsultuar vazhdimisht për këtë projekt, kemi pasur dritën e gjelbër”, shtoi Maqedonci.

    Nga Rubrika
    Euro202017 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 746 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit. Gjatë kësaj periudhe kohore kanë ndodhur...
    Euro202017 Dhjetor 2024
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abidixhiku ka thënë se suksesin e mësimit gjithëditor në Prishtinë do ta zgjerojnë fillimisht në pesë...
    Euro202017 Dhjetor 2024
    Sapo është operuar dhe ka dalë nga salla njëri prej tre policëve që po trajtohen në QKUK pas vetaksidentit që ndodhi në...
    Të tjera
    Kronika17 Dhjetor 2024
    Dy vetura janë ndaluar në magjistralen Gjilan-Ferizaj, ku gjatë kontrollit të tyre është vërejtur se brenda ishin katër emigrantë nga India dhe...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Gjatë dhjetë muajve nga janari deri në tetor, 1 mijë e 408 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Numri më...
    Kronika17 Dhjetor 2024
    Dy burra në Rahovec kanë dhunuar psiqikisht dhe fizikisht një grua. Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas...
    Kronika17 Dhjetor 2024
    Një stallë me ushqim bagëtish, shtatë panele solare dhe një kompresor për ngjyrosje janë përfshirë nga zjarri të hënën në Skenderaj. Policia...
    Kronika17 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në fshatin Mollopolc të Shtimës, meqë i njëjti ditë më parë kishte...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, për FrontOnline, thotë se për katër vite Qeveria “Kurti” ka dështuar të realizoj investimet kapitale. ‘’Për këto...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.