×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedonci me homologun turk, flet për blerje ushtarake e trajnime të përbashkëta

    FrontOnline
    12 Prill 2025

    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me homologun e tij turk, Yashar Gyler, në margjinat e forumit të Diplomacisë që po mbahet në Antalya.

    Maqedonci tha se me Gylerin folën për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

    “Aleanca mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë e ndërtuar me mirëbesim do të ketë rol kyç në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes në rajon”, shkroi Maqedonci.

    Tutje, Maqedonci shkroi se blerjet ushtarake, zhvillimi dhe fuqizimi i industrisë së mbrojtjes dhe trajnimet e përbashkët, janë disa nga fushat që kanë hyrë në fazë të re të zhvillimeve.

    “Blerjet ushtarake, zhvillimi dhe fuqizimi i industrisë së mbrojtjes, trajnimet e përbashkëta si dhe bashkëzbarkimet dhe misionet ushtarake janë vetëm disa nga fushat të cilat tashmë kanë hyrë në fazë të re të zhvillimeve”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Prill 2025
    Një person ka vdekur në një aksident trafiku në fshatin Tërstenik të Drenasit.  Lajmi për Front Online është konfirmuar nga Flora Ahmeti,...
    Lajme17 Prill 2025
    Grupi qytetar “Asnjëcentmashumë” ka njoftuar për organizimin e protestës së radhës të shtunën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Ky grup pritet që...
    Lajme17 Prill 2025
    Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla, ka njoftuar se ka vizituar shokët dhe bashkëluftëtarët e tij, Hashim Thaçin dhe Kadri...
    Të tjera
    Lajme17 Prill 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se partia e saj ishin të gatshëm të ofrojnë zgjidhje me qëllim që ta...
    Lajme17 Prill 2025
    Bardh Ahmeti nga PSD në “FRONTAL” të T7 ka thënë se ishte befasi arrestimi i Dardan Molliqajt. “U arrestua në parkun e...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Një sulm rus në qytetin jugor të Ukrainës, Nikopol ka vrarë dy persona dhe ka plagosur pesë të tjerë. Kështu ka bërë...
    Lajme17 Prill 2025
    Deputetja e zgjedhur, Duda Balje, ka shpërndarë një reagim të disa aktivistëve boshnjakë që kanë thënë se deputetja e zgjedhur Emilja Redzepi...
    Lajme17 Prill 2025
    Nuk ka dorëheqje të vlefshme formale, siç ia kërkon ligji që kanë shkruar vetë dhe Kushtetuta e Kosovës, se s’mund të mbajë...
    Lajme17 Prill 2025
    Eugen Cakolli nga KDI i është përgjigjur Dejona Mihalit të VV’së, pasi kjo e fundit në një postim në Facebook tha se...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.