×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedonci: Intervenimi i NATO-s i dha fund spastrimit etnik në Kosovë

    FrontOnline
    24 Mars 2025

    Maqedonci: Intervenimi i NATO-s i dha fund spastrimit etnik në Kosovë

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka kujtuar 26 vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë.

    Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci tha se intervenimi i NATO-s, ishte e vetmja formë që arriti t’i jepte fund spastrimit etnik në Kosovë.

    “24 marsi i vitit 1999 shënoi një momentum të ri për Kosovën dhe përpjekjen e saj për liri dhe shtet të pavarur. Lufta e UÇK-së dhe Intervenimi i NATO-s, 26 vite më parë, ishte e vetmja formë që arriti t’i jepte fund spastrimit etnik të Kosovës, të ndërpriste vrasjet e fëmijëve, grave, burrave e të moshuarve, dhunimet sistematike, përndjekjet, djegiet e dëbimet me dhunë dhe me focë, prandaj 24 marsi është rreshtim jo vetëm me popullin e Kosovën por rreshtim edhe me anën e duhur të historisë së njerëzimit si veprim në mbështetje të vlerave të civilizimit perëndimor, paqes, lirisë dhe demokracisë. Përmes këtij intervenimi NATO përmbushi qëllimin e ekzistencës si aleancë. U jemi mirënjohës gjithmonë liderëve botëror dhe shteteve të përfshira të cilët përdorën diplomacinë për të shpëtuar njerëzimin. Si Aleanca më e qëndrueshme dhe më e suksesshme në histori, Kosova është e përkushtuar të thellojë bashkëpunimin dhe angazhimin për t’iu bashkuar NATO-s”, ka shkruar Maqedonci.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Mars 2025
    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vizitoi Shtëpinë-Muze të nënës Ferdonije, bashkë me nënat e Gjakovës, nënat e viktimave të gjenocidit...
    Lajme27 Mars 2025
    Mendimi për motin – 27.03.2025 Reshje më intenzive shiu vazhdojnë gjatë natës me kalimin në ditën e premtë. Reshjet e shiu pushojnë...
    Lajme27 Mars 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Presidentin e Kenias, William Ruto, pas njohjes së...
    Të tjera
    Lajme27 Mars 2025
    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka sqaruar opinionin publik se nuk është marrë asnjë vendim për rritjen e tarifave të energjisë...
    Bota/Rajoni27 Mars 2025
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha sot për Financial Times (FT) se nuk sheh ndryshim në qëndrimin amerikan në lidhje me vendosjen e...
    Lajme27 Mars 2025
    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në një përgjigje për Express ka folur për vendimin e kryeministrit Albin Kurti për...
    Sport27 Mars 2025
    UEFA ka hapur një hetim ndaj katër yjeve të Real Madridit, përfshirë Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior, për shkak të dyshimeve për sjellje...
    Lajme27 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar sot rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, sipas të cilave Lëvizja Vetëvendosje është certifikuar...
    Lajme27 Mars 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj dhe ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv diskutuan në takim për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.