Komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj, zhvilloi një takim me
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me të enjten me komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj.
Në një postim në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë thuhet se në qendër të diskutimeve ishin studentët nga Kosova që ndjekin programet bachelor dhe master në Akademinë e Forcave të Armatosura.
“Aktualisht, në këtë akademi studiojnë 10 studentë nga Kosova në nivelin bachelor dhe 2 studentë ndjekin programin master. Po ashtu, në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë janë pjesë e kurseve 12 kursantë nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Ministri Maqedonci u njoh nga afër me ambientet e akademisë si dhe me programin mësimor dhe stërvitor të ndjekur nga këta studentë”, thuhet në në njoftimin e lëshuar.
Në përmbyllje, u zhvillua një bashkëbisedim i hapur mes ministrit dhe studentëve kosovarë, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak.