×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedonci fton vajzat e gratë që janë në gjendje të vde’sin për atdhe, t’i bashkohen FSK-së

    FrontOnline
    13 Shtator 2024

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë multietnike, me element përbashkues vullnetin për t’i shërbyer atdheut, përtej dallimeve gjinore e kulturore.

    Ministri bëri thirrje që të gjitha vajzat e gratë që e duan atdheun dhe janë në gjendje të luftojnë e vdesin për të, të aplikojnë për t’u bërë ushtare të FSK-së, si forma më fisnike për t’i shërbyer Kosovës.

    Duhet theksuar se ka pak ditë që FSK-ja ka hapur konkursin e ri për pjesëtarët e rinj, ku numri i atyre që pritet të pranohen është 300.

    Postimi i plotë:

    Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë multietnike, me element përbashkues vullnetin për t’i shërbyer atdheut, përtej dallimeve gjinore e kulturore, është forcë për të qëndruar gjithmonë stoik në mbrojtje të sovranitetit territorial e të jetës së qytetarëve.

    Ne besojmë thellësisht se si burrat, edhe vajzat e gratë e duan atdheun dhe janë në gjendje të luftojnë e vdesin për të, siç e kanë dëshmuar fuqishëm në të gjitha periudhat e historisë sonë të lavdishme. Andaj, ftoj të rejat që të aplikojnë për tu bërë ushtare të FSK-së, si forma më fisnike për t’i shërbyer Kosovës.

    #ZgjidhFSK #DetyraNderiAtdheu.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Në Bruksel, javën e ardhshme do të mbahet raundi i ri i dialogut në nivel kryenegociatorësh, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit. Siç...
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar me Gjykatën Speciale, e cila në disa seanca është marrë me trajtimin e fotografive të...
    Lajme13 Shtator 2024
    Pas konfirmimit pa mëdyshje të të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, se letra e Ana Bërnabiqit...
    Të tjera
    Vip13 Shtator 2024
    Gazetarja Ledjona Xheladini ka qenë e ftuar e radhës në emisionin Canape Ajo ka folur për shkurorëzimin e saj me burrin e...
    Lajme13 Shtator 2024
    Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kritikuar ashpër qeverisjen e Kurtit, duke e akuzuar atë për “kampione të...
    Lajme13 Shtator 2024
    Policia në Prishtinë ka shpallur në kërkim gruan që shihni në fotografi. Përmes një njoftimi në Facebook, policia i ka bërë thirrje...
    Sport13 Shtator 2024
    Sonte zhvillohen disa ndeshje të raundit 1/16 në Kupën e Zvicrës dhe aty figuron emri i ekipit shqiptar, FC Besa. Besa do...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ergim Qorolli dhe Blend Mjaku janë dënuar me nga një mijë euro secili pasi akuzohen se përmes mediave sociale e kanë kanosur...
    Kronika13 Shtator 2024
    Policia ka bërë të ditur se në rajonin e Prishtinës janë bërë nëntë bastisje. Si rezultat i kësaj janë arrestuar disa persona...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.