×
  • Lajme
  • Lajme

    MAPL tregon afatet ligjore për konstituim të Kuvendeve, këto tri Komuna rrezikojnë të shkojnë në zgjedhje

    FrontOnline
    28 Dhjetor 2021

    28 komuna në Kosovë i kanë zgjedh tashmë kryesuesit e Kuvendit Komunal.

    9 prej tyre akoma jo. Megjithatë, 6 nga ky grup veçse i i kanë thirr tashmë mbledhjet për diçka të tillë, shkruan “Front Online”.

    Podujeva e Parteshi më 29 dhjetor 2021. Me të 30-in Mamusha, Vitia e Dragashi. Gjilani e ka lënë më 5 janar të vitit tjetër, 2022.

    E janë tri komuna që s`kanë ndërmarrë ndonjë veprim për zgjedhjen e Kryesuesit të kuvendit: Istogu, Prishtina dhe Kllokoti.

    Këto 9 komuna kanë afat ta kryejnë këtë punë brenda afatit ligjor, 30 ditësh, i cili nis të rrjedh nga dita e mbajtjes së mbledhjes inauguruese.

    Në të kundërtën, të gjitha asambletë e tyre konsiderohen jofunksionale dhe shkohet prapë në zgjedhje për këshilltarët e rinj komunalë.

    Krejt këto të dhëna i ka bërë të ditura për “Front Online”, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

    “Marrë parasysh që Ligji 03-L/040, për Vetëqeverisje Lokale në Nenin 50.2 paragrafi a) ka përcaktuar që Kuvendi i Komunës konsiderohet jo funksionues nëse nuk e zgjedh kryesuesin, tridhjetë (30) ditë pas themelimit atëherë për komunat e lartcekura të cilat janë ne proces apo ende nuk kanë thirrur mbledhjet për zgjedhjen e Kryesuesit të kuvendit afati i të cilave lidhet më mbajtjen e mbledhjes inauguruese në vijim për secilën komunë paraqesim datën e mbajtjes së mbledhjes inauguruese si dhe afatin deri kur kuvendet e këtyre komunave duhet ta zgjedhin Kryesuesin e Kuvendit të Komunës”, thuhet në përgjigjen e MAPL-së.

    Sipas saj,  Parteshi, ka afat veç deri më 31 dhjetor të këtij viti ta zgjedh kryesuesin.

    Komunat tjera edhe në disa ditë më shumë.

    Mamusha e Podujeva deri më 2 janar. Istogu e Vitia deri më 5.

    Prishtina deri më 6 janar. Gjilani më 8. Dhe Dragashi më 13, meqë e mbajti mbledhjen inauguruese më së voni shkaku i certifikimit të vonshëm të rezultateve.

    Dje gjatë ditës “Front Online” ka kontaktuar me taborret udhëheqëse në Prishtinë e Podujevë.

    Përsëritjen e zgjedhjeve për asamble në Prishtinë e përjashton Fadil Aliu, asambleist i zgjedhur nga radhët e LDK-së.

    Ky thotë se do t`i sigurojnë përmes koalicioneve 12 votat shtesë që u duhen për zgjedhjen e kryetarllëkut të kuvendit komunal.

    “Shpejt do të thirret seanca, besoj këtë javë. 51 ulëse i ka Kuvendi, 26 nevojiten. I kemi 14. Do t`i sigurojmë tjerat vota me koalicione. Po, po do të bëjmë koalicion. Por s`mund të flas se me kënd”, u shpreh ai për “Front Online”.

    Në Podujevë nuk janë kaq të sigurt.

    Një asambleist nga VV-ja e ka lënë të hapur mundësinë e shkuarjes në zgjedhje për asamble.

    “Më 29 dhjetor e kemi seancën. Nuk e di. Nëqoftëse partitë arrijnë marrëveshje besoj që nuk ka zgjedhje. Nëse jo duhet me shku në zgjedhje. Për momentin s`ka diçka konkrete. 13 vota i kena. Për me arrit shumicën na duhen 18”, u shpreh për “Front Online” asambleisti që deshi të mbesë anonim.

    /Front Online/

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Mbrëmë në orët e vona ka pasur reshje të mëdha të shiut në Prishtinë. Si rezultat i tyre, disa lagje në Prishtinë...
    Kronika20 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e dhunës në familje që ka ndodhur ditën e diel. Në raportin e policisë...
    Lajme20 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, në një prononcim për FrontOnline e konsideron skandaloze udhëheqjen e Qeverisë nga kryeministri Albin Kurti. ‘’Kemi skandale...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pret në takim ministren e Katarit për Zhvillim Social dhe Familje, Maryam bint Ali bin Nasser...
    Opinione20 Maj 2024
    Shkruan Bekim Çollaku E diela e qetë e tradhton vazhdimisht kryeqytetin tonë jashtëzakonisht të zhurmshëm. Java që fillon nesër do të mund...
    Lifestyle20 Maj 2024
    Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve, ndaj është shumë e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje e veçantë shëndetit të zemrës Dieta luan...
    Lajme20 Maj 2024
    Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja e nxënësve nëpër...
    Vip20 Maj 2024
    Urimi dhe Alisa sonte kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me dasem madhështore. Çifti kanë organizuar një ceremoni që ftuan familjarë miq dhe...
    Lajme20 Maj 2024
    Deputeti i VV-së, Valon Ramadani, për FrontOnline ka folur për sukseset e Qeverisë së udhëhequr nga lideri i tij, Albin Kurti dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.