×
  • Lajme
  • Lajme

    MAPL e dërgon në gjykatë Përparim Ramën, themeloi jashtëligjshëm tri Drejtori

    FrontOnline
    29 Maj 2024

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) e ka çuar në Gjykatë kryetarin e Kryeqytetit, Përparim Rama.

    Arsye për këtë del të jetë themelimi i tri drejtorive të reja. Më 8 shkurt të këtij viti, Komuna e Prishtinës e kishte nxjerrë një vendim për ndryshim/plotësimin e vendimit të datës 19 janar, 2016 nga atëherë kryetari Shpend Ahmeti.

    Me vendimin e ri të Kryeqytetit u themeluan tri drejtori të reja, gjegjësisht “Drejtoria për Transformimin e Kryeqytetit”, “Drejtoria e Pronës dhe Kadastrit”, që është fuzionim i drejtorive të Pronës dhe Kadastrit, dhe “Drejtoria e Planifikimit, Urbanizmit dhe Mjedisit”, po ashtu fuzionim i dy drejtorive, asaj të Urbanizmit dhe të Planifikimit Strategjik.

    Mirëpo, ky vendim i kryetarit Rama po del të jetë jo në harmoni me ligjin.

    Kështu, MAPL-ja ka marrë vendim që lëndën e kompletuar ta dërgojë në gjykatën kompetente.

    Në shkresën e protokolluar më datë 29 maj, 2024 të MAPL-së, sqarohet se kjo ministri më 13 mars i kishte dërguar Komunës së Prishtinës kërkesën për rishqyrtim të aktit.

    No description available.

    Megjithatë, theksohet se e njëjta nuk ka ndërmarr asnjë hap në këtë drejtim.

    “Duke pasur për bazë se Kryetari i Kryeqytetit të Prishtinës, konform nenit 82.2 të Ligjit Nr. 03/L040 për Vetëqeverisje Lokale, nuk ka ndërmarr asnjë veprim konform kërkesës së MAPL-së për rishqyrtim dhe harmonizim të aktit me legjislacionin në fuqi, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, konform nenit 82 të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, dërgon Vendimin Nr. 14.030/01.21504/24 për ndryshim/plotësimin e vendimit Nr. 01-031-13761 të datës 19.01.2016 në gjykatën kompetente për të vendosur lidhur me këtë çështje”, thuhet në shkresën e MAPL-së, raporton Klankosova.tv.

    No description available.

    Për paligjshmërinë mbi themelimin e tri drejtorive komunale, në Rubikon të Klan Kosova kishte folur edhe drejtoresha ekzekutive e Iniciativës për Progres – INPO, Albulena Nrecaj, më 28 shkurt të këtij viti.

    Derisa nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj po fliste për këto tri drejtori, Nrecaj tha se “Komuna e Prishtinës nuk ka bazë ligjore për krijimin e një drejtorie”.

    “Në bazë të Statutit të Komunës së Prishtinës, Komuna ka të drejtë të ketë 10 Drejtori”, tha Nrecaj më tej.

    Ajo tha se drejtoria e re duhet të ketë buxhet dhe se buxhetin e ka votuar kuvendi, dhe janë të caktuara kategoritë buxhetore dhe financimi.

    E pyetur nga drejtuesi i emisionit, Adriatik Kelmendi se a po i bie kjo që është shkelje e ligjit, Nrecaj tha: “Absolutisht po”.

    Nënkryetari Zogaj tha se Kryetari i Komunës ka të drejtë të themelojë drejtori të reja çdo ditë me një vendim.

    MAPL-ja ndërkaq njoftoi se për ta dërguar lëndën në gjykatë, përgjegjëse është Ministria e Drejtësisë, gjegjësisht Avokati i Përgjithshëm i Shtetit. /Klankosova.tv

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.