Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas raportimeve lidhur me shpenzimet e Kurtit në Greqi.
Manxhuka ka thënë se shpenzimet i mbulon simpoziumi organizator.
Postimi:
Shumë e kalkulimi u bë për dy ditë me radhë. Kaq po kushton nata e kaq dita, kaq po dëmtohet buxheti i shtetit e kaq po shpenzon Kurti.
E kemi thënë edhe herave tjera Simpoziumi ku Kryeministri Kurti merr pjesë për të disatën herë me radhë, mbulon të gjitha shpenzimet për mysafirët e ftuar.