×
  • Lajme
  • Lajme

    Manxhuka i VV-së eskalon në Facebook, “çartet” keq kundër mediave që po ia zbulojnë të “zezat” Qeverisë Kurti

    FrontOnline
    08 Nëntor 2024

    Qeveria Kurti e cila është në fund të mandatit të saj, ka aktivizuar “motorret” si çdo herë tjetër për të bërë propagandë, shpifje e akuza ndaj pronarëve të mediave dhe gazetarëve në Kosovë.

    Kësaj radhe zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka ka vendosur që përveç të bërit servil i Kurtit dhe i ministrave tjerë të sulmojë pronarët e mediave.

    Nuk dihet nëse Manxhuka e shkroi vetë postimin në profilin e tij në Facebook, por ai ka fyer pronarët e disa mediave.

    “Ata janë spin-erat që në kor ia mbajnë zhagun opozitës e shpesh i prijnë PR-it të opozitës“, ka shkruar Manxhuka mes tjerash.

    Postimi i plotë pa ndërhyrje i Arlind Manxhukes: 

    Këta janë 6 pronarë mediash. Secili prej tyre e ka nga një portal, secili çdo ditë tash e 4 vjet hedhin vrer mbi Qeverinë Kurti e VETËVENDOSJE!n.

    Ata janë spin-erat që në kor ia mbajnë zhagun opozitës e shpesh i prijnë PR-it të opozitës. Një rast shembull mund ta shihni në fotografitë më poshtë me një fake news nga opozita për gjoja një sondazh. Po të ishte i vërtetë ai sondazh moti do të publikohej, por sot e asaj dite nuk i dëgjohet zëri këtyre sepse edhe vet këta e dinë që janë duke gënjyer. E megjithatë, më shumë gjasë ka që këta ta besojnë gënjeshtrën e tyre sesa qytetari.

    Këta pronarë portalesh kanë vendosur ta vrasin të vërtetën, gazetarinë dhe paanshmërinë. Ata nuk janë gazetarë qe një kohë të gjatë, por militantë të opozitës që secili e kanë hapur nga një lokal shit-blerjes të quajtur portal.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Nëntor 2024
    Ish-komandanti i Zonës Operative të Nerodimes dhe ish-kreu i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka folur në FRONTAL të T7 pas kthimit...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Ish- analisti i lartë në CIA David Kanin, tani Profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, duke komentuar fitoren...
    Lajme08 Nëntor 2024
    “Turneu i Ndryshimit” të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka vazhduar sot në qytetin e Vitisë, pas tubimit në Prishtinë që e kishte...
    Të tjera
    Lajme08 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka postuar në llogarinë e tij në Facebook fotografinë me kandidatët për deputetë nga Prishtina. Nën moton...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu priti sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili. Sipas një postimi në Facebook...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Pas fitores në zgjedhje një tjetër garë nisi menjëherë për Presidentin e zgjedhur Donald Trump, sprinti 11-javor për të zgjedhur administratën e...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Koalicioni qeverisës tashmë ka mbetur me vetëm 53 deputetë, nga 59 sa kishin qenë kur kishte fituar zgjedhjet e vitit 2021. Rrugës...
    Bota/Rajoni08 Nëntor 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Worchester të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria e tanishme e ka shpëtuar dhe restauruar trashëgiminë e vlefshme kulturore e historike,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.