Në paletën e shtëpisë gjermane të modifikimit Mansory, ekziston një paketë tjetër për rregullimin e Lamborghini Urus, këtu e quajtur Mansory Venatus Lamborghini Urus.
Mansory Venatus Lamborghini Urus mori gjithashtu elementë me fibra karboni (spoiler përpara, kapak motori, grup i pragut, difuzor i pasëm, spoiler i bagazhit, spoiler i pasmë i çatisë), por kushdo që dëshiron më shumë mund të marrë edhe më shumë.
Kjo do të thotë që klientët kanë në dispozicion edhe një sistem shkarkimi sportiv, rrota të reja deri në 24 inç, pezullim të modifikuar, si dhe një brendshme të rregulluar (lëkurë të verdhë, fibër karboni …).
Nën kapak është një motor V8 me dy turbo 4.0-litërsh, i rritur në 820 kuaj fuqi dhe 1050 Nm çift rrotullues (përshpejtimi në 100 km/h tani është 3.2 sekonda dhe shpejtësia maksimale është rritur në 320 km/h)./FrontOnline/