×
  • Lajme
  • Lajme

    “Manipulimet me vota janë projekt i drejtpërdrejt i qeverisë së Beogradit”

    FrontOnline
    23 Shkurt 2021

    Njohësi i marrëdhënieve shqiptaro-serbe, Fatmir Sheholli ka komentuar zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me dyshimet se Lista Serbe ka ndikuar tek votat e minoriteteve dhe tek Iniciativa e Adriana Hoxhiqit.

    Ai në emisionin Frontal në T7, ka thënë se Lista Serbe është shumë e fuqishmen në Kosovë dhe ndikuese tek minoriteti serb.

    “Lista Serbe është e fortë. Nuk e di për punë të rrezikshmëri por 40 mijë rroga në muaj Qeveria e Serbisë ua jep serbëve në veri. Janë pra 40 mijë vota dhe është e pamundur që të luftohet politikisht me këtë çështje”, ka thënë ai.

    Sipas tij edhe çështja e marrjes së votave nga Iniciativa e Adriana Hoxhiqit është projekt i Serbisë.

    “Ata i kanë 10 komuna, 10 përfaqësues në Parlament, kanë ministra. Në këtë aspekt sa i përket votave që po përfliten është projekt i drejtpërdrejt i kabinetit të Serbisë. Është folur shumë më herët për këtë çështje që mund të ndodh kjo. Në këto vendet e rezervuara që janë të parapara. Ne e njohim Adriana Hoxhiqin. Ajo ka qenë aktiviste e fuqishme në veri”

    Sipas tij për tu tejkaluar ky problem, fletëvotimet e minoriteve do të duhej që të ishin me ngjyra.

    “Kishte me qenë shumë më e arsyeshme që ato fletëvotime të jenë me ngjyra dhe në bazë të tyre të votojnë minoritetet. Do të ishte mirë që të anuloheshin krejtësisht zgjedhjet dhe të mbahen vetëm për minoritetet, me fletëvotime me ngjyra sipas tyre. Unë mendoj se vetëm kjo mundësi ekziston por se a do të ndodh kjo unë nuk e di”, ka deklaruar ai.

    Analisti më tutje foli edhe për sulmin që ka ndodhur së fundmi, ndaj Nikolles, djalit të politikanit serb  Nenad Rashiq.

    “Organet e drejtësisë po merren në mënyrë korrekte me këtë.  Ne kemi këso raste edhe në shkollat. Kemi pas rrahje e therje me thikë, por ku ndodhin te serbët është një konfuzitet më i madh. Motivi i saktë për mua është pikëpyetje për shkak që Lista Srpska e ka dënuar është çështje. A e kanë bërë që ta mbulojnë këtë çështje apo ka diçka, unë isha rezervuar këtu.ne duhet ta kuptojmë që Beogradi zyrtar e ka rregulluar këtë prizëm politik në Kosovë”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.