×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Manipulimet me tenderë në komunën e Malishevës

    FrontOnline
    22 Korrik 2021

    Parregullsi të shumta sidomos në fushën e prokurimit ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2020 për komunën e Malishevës, raporton Front Online.

    Sipas auditorit në dosjen e tenderit ‘’Rregullimi dhe mirëmbajtja e rrugëve në komunën e Malishevës’’ Autoriteti Kontraktues (AK)  ka përcaktuar aplikimin e kontratës kornizë me çmimin për njësi.

    “AK-ja ka bërë peshimin siq kërkohet me rregullat e prokurimit dhe është bërë ndarja e pozicioneve në tri kategori (kategoria A 60%; kategoria B 20% dhe kategoria C 20%). Po ashtu, neni 61.14 të RrUOP, pika b) thekson se Menaxheri i Projektit do t’i raportojë Departamentit të Prokurimit çdo ndryshim në kushtet e kontratës, ose para ose gjatë periudhës së zbatimit, të cilat do të kishin ndikuar në vlerësimin dhe radhitjen e tenderëve dhe në përzgjedhjen e operatorit ekonomik. Vlerësimi i tenderëve është bërë në përputhje me peshën e përcaktuar dhe me kontratë është shpërblyer OE më i lirë. Ne analizuam realizimin e kontratës dhe vërejtëm se peshët e ndara për kategori nuk ishin të përcaktuara sipas rëndësisë nga njësia kërkuese pasi që kategoria A ‘Mirëmbajtja e konstruksionit të rrugës’ e peshuar me 60% ishte realizuar me 92% (vlera e realizuar e kategorisë A ishte 110,609€ prej 120,000€ sa ishte vlera totale e kontratës. Po ashtu menaxheri i projektit gjatë realizimit të kontratës përkundër ndryshimeve thelbësore të kontratës nuk e kishte informuar menaxherin e prokurimit për tejkalimin e theksuar të pozicioneve të kategorisë A.  Si pasojë e peshimit jo të drejtë ka rezultuar se realizimi i kontratës të jetë me kosto më të lartë për 26,708€ se njëri nga OE të përgjegjshëm. Ne nuk kemi pranuar ndonje sqarim në lidhje me mangësitë në planifikimin dhe realizimin e kësaj kontrate” thuhet në raportin e ZKA-së, raporton Front Online.

    Më tutje aty thuhet se planifikimi i dobët dhe mos vlerësimi i duhur i nevojave (përfshirë peshimin), ka ndikuar që komuna të lidhë kontratë me çmime për njësi e cila në rastin konkret nuk ishte kontrata më e përshtatshme e rrjedhimisht nuk ishte kontrata më e lirë, duke ndikuar në vlerën për paranë e shpenzuar.

    Zhvillimi i procedurave të prokurimi në mungese të projektit ekzekutues

    Më tutje në raportin e ZKA-së thuhet se sipas pikes 10 të nenit 28 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP), Specifikat Teknike duhet të përfshijnë, si pjesë substanciale të vetën, një projekt ekzekutiv. Autoriteti Kontraktues (AK) është përgjegjës për hartimin e Projektit Ekzekutiv, dhe i cili në mënyrë mandatore duhet ti bashkëngjitet (gjithashtu në pajisje elektronike) Specifikave Teknike, të cilat janë pjesë të dosjes së tenderit. “Asnjë AK nuk i lejohet që të lëshojë dokumentacionin e tenderit pa bashkëngjitur përshkrimin e hollësishëm të projektit. Në dy raste Komuna ka filluar procedura të prokurimit dhe kishte lidhur kontrata pa hartuar paraprakisht projektin ekzekutiv të ndërtimit. Kjo ka ndodhur për shkak të neglizhencës së njësive kërkuese pa bërë paraprakisht hartimin e projekteve ekzekutive zbatuese dhe mos funksionimi efikas të kontrolleve tek zyra e prokurimit duke zhvilluar procedurat pa u përmbushur kërkesat ligjore.  Inicimi i procedurës së prokurimit në mungesë të projektit ekzekutues përveq anashkalimit të kërkesave ligjore krijon hapësirë që projektet të cilat iniciohen vetëm me paramasë dhe parallogari të mos jenë të punuara me profesionalizëm të duhur, të ketë vonesa në realizmin e tyre dhe si të tilla mund të kenë kosto shtesë. Kryetari duhet të sigurojë përmes menaxherit të prokurimit që të gjitha procedurat e prokurimit që kanë të bëjnë me punë të mos iniciohen pa u siguruar se ekziston edhe projekti ekzekutiv. Parapërgatitjet e duhura për një projekt nga njësia kërkuese do të kenë efekt direkt në hartimin e specifikimeve të qarta, duke eliminuar pengesat si të vonesave ashtu edhe të kostove shtesë” thuhet më tutje në raportin e ZKA-së, raporton Front Online.

    Specifikimi teknik jo i qartë

    Sipas nenit 28.4 të LPP-së, autoritetet kontraktuese do të formulojnë specifikimet teknike duke iu referuar  një standardi të Kosovës që implementon një standard Evropian,  një standardi Evropian. një miratimi teknik Evropian,  një specifikimi të përbashkët teknik,  një standardi ndërkombëtar apo çfarëdo referimi tjetër teknik të nxjerrë nga organet Evropiane për standardizim, gjithashtu neni 28.8 “Kërkesat ekzekutuese dhe funksionale duhet të jenë të sakta në mënyrë që të iu mundësoj tenderuesve që të përcaktojnë lëndën kryesore të kontratës dhe t’i lejoj autoritetet kontraktuese që të shpërblejnë kontratën.  Në dy raste gjatë shqyrtimit të specifikave ZKA-ja ka hasur në këto mangësi, raporton Front Online.

    Te kontrata’’ Ndërtimi i Qerdhës së fëmijëve në Kijevë’’ (vlera e kontratës 187,363€), në formulimin e specifikave teknike ishin bërë përshkrime jo të saktë dhe jo të matshëm të pozicioneve si: nuk ka përcaktuar standardin e cilësisë së punimeve apo produkteve të kërkuara, duke kërkuar vetëm Beton; Nuk është përcaktuar trashësia e profilit të dyerve nga PVC; Furnizimi dhe montimi i gypave të butë Pe – Xc/Al 26×3.0mm me vetë izolim – nuk ishte përcaktuar qëndrueshmëria apo rezistenca ndaj temperaturës, Furnizim me pllaka të qeramikës së kualitetit të lart pa dhënë specifika tjera të pllakës për të përcaktuar se si do të matet kualiteti, raporton Front Online.

    Te kontrata’’Zgjerimi i rrugës Malishevë – Banjë’’. (vlera e kontratës 365,801€), në formulimin e specifikave teknike komuna për furnizim transporti dhe vendosja e materialit guror të kualitetit të lart, Furnizimi dhe punimi i shtresës së bitoagregatit; Furnizimi transporti dhe montimi i tubave (për puseta) prej betonit të armuar Ø500mm nuk ka përcaktuar standardin e cilësisë së punimeve apo produkteve të kërkuara, sipas të cilit bëhet kontrolli i cilësisë së punëve apo produkteve të kërkuara. Kjo ka ndodhur për shkak se njësitë kërkuese nuk kanë bërë rishikim adekuat dhe në mënyrë profesionale për të eleminuar paqartësitë dhe zyrtari përgjegjës i prokurimit nuk ka ushtruar kontrolle të mjaftueshme për të parandaluar këtë mangësi, raporton Front Online.

    “Mos përcaktimi i saktë i standardit të kualitetit të punimeve apo produkteve të kërkuara ndikon që mbikëqyrja e kontratave të mos jetë efikase dhe punimet të kryhen me kualitet të dobët. Kjo bënë që operatorët ekonomik të jenë të keq orientuar dhe mund të ndikoj në ofertën financiare dhe çmimin e kontratës. Rekomandimi B2 Kryetari duhet të sigurohet që njësitë kërkuese bëjnë hartimin e specifikimeve teknike sipas kërkesave ligjore dhe nevojave të komunës duke përcaktuar standardin e cilësisë së punës apo furnizimit po ashtu të siguroj se zyra e prokurimit forcon kontrollet e tyre duke mos lejuar që dosja e tenderit të publikohet me pozicione jo të qarta”thuhet në raport, raporton Front Online.

    Nga Rubrika
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime të rrymës. Këtë çështje e ngriti sonte në...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Idriz Vehapi kandidat për deputet në Kuvendin Kosovës nga radhët e PDK-së, ka njoftuar për takimin e radhës. Përmes një shkrimi në...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Gili dhe Redoni, nënë e bir, që u futën në edicionin e katërt të “Big Brother Vip Albania” si një banor i...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Ky afat, i hapur në fund të gushtit, u shty deri më 26...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës....
    Vip26 Dhjetor 2024
    Drenusha nuk e ka lë Gjestin që të fle. Ajo i shkoi atij te shtrati me tigan në dorë, duke i kërcitur....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.