Duket se vetëm një pjesë e vogël njerëzish në Kosovë nuk shikojnë pornografi përditë.
Në atë që sot cilësohet si kohë moderne, është vërtetuar që struktura e trurit është e ndryshueshme. Kjo strukturë ndryshon me përvojat tona dhe formon rrugë e lidhje që korrespondojnë me atë që shohim, dëgjojmë dhe mësojmë. Një dukuri jashtëzakonisht tabu, sidomos në shoqërinë tonë, është shikimi i pornografisë, i cili prek njëjtë si burrat ashtu edhe gratë të profileve të ndryshme, e veçmas të rinjtë.
Shumica e shkrimeve dhe debateve në Kosovë, janë për natyrën problematike të kësaj teme, e që zakonisht flasin për këtë nga perspektiva psikologjike dhe ajo sociologjike.
Pavarësisht se nuk flitet hapur, disa statistika së fundmi tregojnë shumë.
Kështu, ekspert i marketingut digjital Benjamin Kolenovic, ka nxjerrë statistikat e shikimeve ditore që faqet pornografike kanë brenda Kosovës.
E besoni, ose jo, shifra mbërrijnë milionëshin në baza ditore.