Shtëpia e tjuningut Manhart ka ofruar një paketë për përforcimin e motorit 2.0 litërsh turbo të VW Golf GTI më të fundit, i cili ka 245 kuaj fuqi dhe 370 Nm si standard.
Me pak fjalë, Manhart Volkswagen Golf GTI tani ka 290 kuaj fuqi dhe 425Nm çift rrotullues. Ekziston gjithashtu një set rrotash aliazhi 19 inç Venturi Style në ngjyrë Silk Black, difuzor i pasmë, pragje sportive H&R, një sistem shkarkimi gazrash sportiv, frena më të forta dhe detaje kontrasti të kuqe, si dhe detaje të brendshme si opsion./FrontOnline/