Tjuningu i famshëm Manhart prezantoi projektin e tij të ri i cili është vërtet mbresëlënës. BMW M2 tërhoqi shumë vëmendje kur u shfaq më 2016, pasi ka shumë fuqi, por për ata që duan më shumë, Manhart ka ofruar një zgjidhje.
Nga garazhi i këtij tjuningu vjen Manhart MH2 500 Limited bazuar në modelin M2 Competition, i cili është edhe më i fuqishëm se modeli i fuqishëm M4. Motori 3.0-litra S55 twin-turbo tani zhvillon 518 kuaj fuqi dhe 700 Nm moment rrotullues, i cili është dukshëm më shumë se M2 standard që jep 410 kuaj fuqi dhe 550 Nm moment rrotullues.
Është gjithashtu më i fuqishëm se modeli M4 Competition, i cili ka 503 kuaj fuqi dhe 650 Nm moment rrotullues.
Manhart e arriti këtë me njësinë e tij të kontrollit MHtronik, dhe makina gjithashtu mori skajet e karbonit të tubave të shkarkimit me diametër 100 mm dhe një shirit të Manhart.
Manhart ka instaluar amortizatorë H&R që përmirëson mbajtjen dhe trajtimin e rrugës, dhe pamja është përmirësuar me disa përbërës të karbonit të tillë si një spoiler i përparm, një shpërndarës i ri i pasmë dhe një spoiler në bagazh.
Për shkak të këtyre ndryshimeve kozmetike, makina duket si një M2 CS. Manhart planifikon të prodhojë vetëm 10 kopje./FrontOnline/