Zdravko Krivokapiq, mandatari për kryeministër të Malit të Zi, në fushatën e fundit zgjedhore kishte premtuar një qeveri ekspertësh, por një premtim i tillë nuk ka zgjatur shumë. Në kabinetin e kryeministrit të ri është ruajtur një vend edhe për dhëndrin e tij, i cili do të udhëheq me financat e shtetit më të vogël Ballkanik, raportojnë mediet serbe, transmeton portali Front Online.
Sipas medieve, Milojko Spasiq, i cili është në lidhje me vajzën e mandatarin për kryeministër, është kandidat për ministër të Financave dhe Çështjeve Sociale.
/Front Online/