Manchester City është shumë pranë që të shpallet kampion i Premierligës angleze.
Në “Selhurst Park”, “Qytetarët” u përballën sot me Crystal Palacen, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e vlefshme për javën e 34-t në Premierligë i takoi Manchester Cityt me rezultat të pastër, 0:2.
Sergio Aguero (’57) dhe Ferran Torres (’59) i shënuan golat e fitores për skuadrën e Pep Guardiolës.
Me këtë fitore, Manchester City është lider në tabelë me 80 pikë të tubuara.
Kurse, Crystal Palace ndodhet në vendin e 13-të me 38 pikë të tubuara./FrontOnline/