Manchester City është shpallur fituese në Kupën EFL pas triumfit të sotëm në finale ndaj Tottenhamit.
Në “Wembley”, “Qytetarët” u përballën me Tottenhamin në ndeshjen finale, shkruan FrontOnline.
Skuadra e Pep Guardiolës e fitoi këtë ndeshje me rezultat minimal, 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores për Manchester Cityn e shënoi Aymeric Laporte në minutat e fundit të ndeshjes.
Ndryshe, ky është trofeu i parë i Manchester Cityt këtë edicion.
Djelmoshat nga Mançesteri poashtu janë dy fitore larg për ta fituar titullin e Premierligës./FrontOnline/