Kanë përfunduar dy ndeshjet e Premierligës, në kuadër të xhiros së dhjetë, ku ka befasi.
Manchester City ka pësuar humbje në udhëtim te Bournemouthi, me rezultat 2-1.
Golat për skuadrën vendase i shënuan Semenyo (9’) dhe Evanilson (64’), kurse për Cityn realizoi Gvardiol (83’).
Me këtë humbje, City është i dyti me 23 pikë, kurse Bournemouthi është i teti me 15 sosh.
Fitore me përmbyjse ka shënuar Liverpooli në shumicën e ndeshjes ishte duke pësuar humbje me rezultat minimal.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2-1.
Golat për Reds i shënuan Gakpo (69’) dhe Salah (72’), kurse për Brightonin realizoi Kadioglu (17’).
Liverpooli vazhdon lidershipin me 25 ppikë, kurse Brightoni mbetet i shtati me 16 sosh.