Nëna e të fortit legjendar dhe ylli i shakave të shumta Chuck Norris, festoi 100 vjetorin e lindjes. Me atë rast, aktori shpërndau një foto duke pozuar me nënën e tij Wilma në profilin e tij në Facebook.
“Nëna ime, Wilma Norris Knight, mbush 100 vjeç. Të dua, mami! Gëzuar ditëlindjen e 100-të! Faleminderit që ndihmove Zotin të më jepte gjithçka që kam dhe që jam”, shkroi ai. Në të vërtetë, Chuck shpesh ka theksuar se ai është i lidhur me nënën e tij e cila është një mbështetje e madhe në jetën e tij. Ai mbushi 81 vjeç pak më shumë se dy muaj më parë dhe ka pesë fëmijë dhe 13 nipër e mbesa./FrontOnline/