Të hënën, ylli latin me famë botërore, Maluma mbajti koncertin madhështor në Tiranë.
Ylli nga Kolumbia ka performuar për herë të para mijëra shqiptarëve.
Koncerti u mbajt në sheshin “Nënë Tereza”, dhe ishte një koncert spektakular.
Ylli latin me të mbërritur në Shqipëri ka bërë postime të ndryshme, ndërsa të shumta ishin edhe ato nga performanca.
Edhe sot ylli i hitit “Corazon”, postoi në InstaStory një video të publikuar nga faqja e Instagramit të kompanisë “Royalty World Inc” në të cilën është përmbledhur qëndrimi i tij në Tiranë.
“Çfarë përvojë e mrekullueshme është të shkosh në vende për herë të parë dhe të kesh një mirëseardhje të tillë, faleminderit, shpresoj që të mund të rikthehem shumë shpejt”, shkruhet në mbishkrimin e videos, e cila u ripostua edhe nga Maluma.
Koncerti në Shqipëri ishte në kuadër të turneut të tij evropian “Papi Juancho”, ku pas Tiranës vazhdoi në Londër.