Mbrëmë është mbajtur koncerti i shumëpritur i Malumas në Tiranë.
Numër i madh i qytetarëve edhe fansave ishin prezent në këtë koncert, e siç duket kjo i ka lënë përshtypje edhe këngëtarit,.
Në “InstaStory” ai shfaqi disa fotografi nga koncerti i mbajtur në Tiranë në sheshin “Nëna Terezë”.
“Nga Madelao në Shqipëri” mbishkroi ai në fotografi.
Ndërsa pas Tiranës, turneu i Malumës do të vazhdojë edhe në qytete të tjera të Evropës.
Kujtojmë se Maluma këtë koncert e ka zhvilluar në kuadër të turneut evropian “Papi Juancho”, ku artisti e ka nisur prej disa ditësh.