Maluma është njëri nga artistët më të komentuar për momentin.
Tash e sa kohë ai ka nisur turin në Evropë “Tour World Papi Juancho”.
Mirëpo në Spanjë i ka ndodhur një situatë e sikletshme këngëtarit, pasi dy fanse kanë nisur të zihen me njëra-tjetrën.
Pataj Maluma i ka përzënë të dy vajzat nga koncerti duke u thënë se aty ka vetëm energji pozitive.
“Prisni… Shiko, nuk e kam idenë se si quheni, por ata që krijojnë zënka duhet të largohen nga koncerti im. “bye, bye, bye. Dilni jashtë! Këtu kemi vetëm energji pozitive”, ka thënë artisti dhe ka nisur më pas sërish të këndojë.
Video ku artisti i largon vajzat është bërë virale dhe ka marrë mjaft komente.
Rikujtojmë se ylli kolumbian ishte në muajin mars në Shqipëri teksa mbajti koncertin e tij në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë, ku dha një super përformancë për të gjithë publikun.