Këngëtari latin me famë botërore krahas karrierës është mjaft i përfolur edhe jetën e tij private.
Prej muajsh, ylli kolumbian është parë disa here në shoqëri të Susana Gomez, që ka bërë të aludohet një lidhje dashurie mes tyre.
Këngëtari 28-vjeçar dhe Gomez u hodhën në kuvertën e një jahti pasi shkuan për të notuar në det të enjten pasdite (28 korrik) në Formentera të Spanjës.
Në fotot e çiftit, Maluma tregoi tatuazhet e tij pa këmishë dhe një kostum banje me vija shumëngjyrëshe, ndërsa Susana tregoi linjat në një palë bikini me ngjyrë të zezë.
Pas notit, çifti shkrepën disa foto të njëri-tjetrit teksa ishin ulur në jaht dhe shijonin ditë me diell.
Një nga herët e fundit që ata janë fotografuar së bashku ka qenë në janar 2022 teksa ishin me pushime në Greqi.
“Faleminderit pafund njerëzit e im, ne vazhdojmë të shkruajmë histori dhe mbi të gjitha duke ëndërruar për atë që do të vijë, ky është vetëm fillimi”, ka shkruar Maluma në një postim falënderues pas përfundimit të turneut.