-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Maloku: UÇK-ja ka qenë ushtri vullnetare, roli i inspektorit të përgjithshëm s’ishte përpara dhjetorit të ‘98-ës

    FrontOnline
    26 Mars 2025

    Dëshmitari Naim Maloku tha të mërkurën në Hagë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe struktura e saj ka qenë vullnetare.

    Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, dëshmitari tha se roli i inspektorit të përgjithshëm nuk ishte përpara dhjetorit të 1998-ës kur u bë funksional edhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    “Nga ushtari i parë deri tek i fundit, e tërë struktura e UÇK-së ka qenë vullnetare”, tha Maloku.

    Maloku u pajtua që statusin e veteranit e ka marrë edhe dikush që ka mundur ta mbajë uniformën për pak kohë sepse ka qenë në vullnetin e ushtarëve se sa dojnë të luftojnë dhe kur dëshirojnë që të largohen.

    “Erdhën dy ushtarë nga Zvicra, kishin marrë pushim vjetor njëri një muaj tjetri një muaj e dy ditë, kur e kreu pushimin vjetor e la armën dhe u kthye në Zvicër. Ky tjetri e pati fatin tjetër, edhe dy javë kishte kohë, por u vra edhe sot është dëshmor”, tha Maloku.

    Duke folur për Drejtorinë Operative, dëshmitari tha se u ngrit nga Bislim Zyrapi në dhjetor të 1998-ës dhe para saj nuk kishte ndonjë strukturë të tillë.

    Më pas, atij iu prezantua dëshmia e 24 marsit 2025, në të cilën Maloku kishte folur për inspektorin e përgjithshëm të UÇK-së.

    Sipas dëshmitarit, ky rol ka pasur vetëm funksionin e sugjerimit të masave për të evituar parregullsitë. Ai tha se raportimi duhej të bëhej tek shefi i shtabit. Veç kësaj, shtoi se nuk e di se sa ka mundur që të jetë funksionale në tërësi kjo strukturë.

    Ai theksoi se pozita e sektorit të inspektorit të përgjithshëm nuk ishte në strukturën e UÇK-së përpara dhjetorit të 1998-ës.

    Gjithashtu, Maloku tha se nuk kishte drejtori të veçantë për këtë pozitë dhe shtoi se Rexhep Selimi ishte epror i respektuar në ushtri, i cili përvojën e kishte fituar në luftë dhe jo akademi siç kanë qenë oficerÇt e karrierës në UÇK.

    Në rolin e tij, dëshmitari tha se nuk ka pasur asnjë kontakt me Rexhep Selimin në kohën kur u largua nga Shtabi i Përgjithshëm.

    “Nuk kam pas asnjë komunikim dhe as nuk e kam pa”, tha dëshmitari duke shtuar që vizitat që i bënte nëpër struktura, ia ka komunikuar vetëm komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit dhe jo Rexhep Selimit.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Mars 2025
    Të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell gjatë ditës, ku kohë pas kohe pritet të...
    Lajme30 Mars 2025
    Ka nisur falja e namazit të Fitër Bajramit në Xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë. Nga ky objekt fetar Klan Kosova po...
    Lajme29 Mars 2025
    Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës, Nevenka Tromp, ka theksuar se një kërkesë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale mund të ketë pasoja të...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2025
    Brenda 29 ditëve mbi 7 mijë e 900 zyrtarë publik e kanë deklarua pasurinë nga mbi 11 mijë sa janë të obliguar...
    Lajme29 Mars 2025
    Mendimi për motin – 28.03.2025 – Trendet dyjavore Javën e parë të prillit, pas të reshurave të shiut fillimisht, në pjesën e...
    Lajme29 Mars 2025
    Zëvëndëskryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Valdet Gashi, në mbledhjen e Këshillit Prokurorial (KPK), kishte thënë se lëndët në...
    Vip29 Mars 2025
    Sot është zbuluar data se kur do të mbahet finalja e “BBVA4”. Moderatori Ledion Liço ka deklaruar se me 19 prill është...
    Bota/Rajoni29 Mars 2025
    Në Zagreb një 62-vjeçare ka vrarë familjaren e saj 84-vjeçare, konfirmoi policia kroate. Vrasja ka ndodhur në një pallat në rrugën Sijeçanjska....
    Lajme29 Mars 2025
    I ftuari i radhës në podcastin “Përballje me Gazin” ishte kryetari i Organizatës së Vetëranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati. Kryetari...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.