Një person është gjetur i vdekur në fshatin Kervasari të Malishevës.
Sipas policisë, ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e tij, teksa bëhet e ditur se viktima është gjetur i shtrirë në tokë.
“HETIM I VDEKJES/Fsh. Kervasari, Malishevë 06.02.2023 – 09:20. Viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në tokë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.