Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Malishevë, pasi i njëjti kishte postuar në rrjete sociale video duke gjuajtur me armë zjarri.
Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Malishevë / 23.07.2024 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti kishte postuar në rrjete sociale video duke shtënë me armë zjarri. Me vendim te prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.